Lajme Zone
Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë japin dorëheqjen, mes tyre kreu i Doganave
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë japin dorëheqjen, mes tyre kreu i Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, po ashtu dorëheqjen kanë dhënë edhe drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtor i Përgjithshëm i QKB-së, Etugert Llazi.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, po ashtu dorëheqjen kanë dhënë edhe drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtor i Përgjithshëm i QKB-së, Etugert Llazi. Burime pranë qeverisë i pohuan Top Channel se drejtorët e prekur do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë, ndërsa dorëheqjet e paraqitura do t’i nënshtrohen një procesi rivlerësimi.

Në fazën e dytë do të analizohet performanca e secilit drejtues, për të vendosur më pas për vijimësinë e tyre në detyrë.

Ky vendim duket se vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre.

Por të njëjtat burime qeveritare pohuan për Top Channel se kjo lidhet me avancimin e idesë të kryeministrit për Meritokraci në administratë.

Kjo shihet si hapje rruge për Ministren e Administratës Publike Adea Pirdeni, e cila u votua dje në parlament si ministre dhe është betuar sot në Presidencë. Top Channel