Lajme Zone
Universiteti “Luarasi” hap dyert për maturantët. Ditët e Hapura nga 26 gusht deri më 4 shtator
KulturëBalkanWeb

Universiteti “Luarasi” hap dyert për maturantët. Ditët e Hapura nga 26 gusht deri më 4 shtator

Universiteti “Luarasi” organizon “Ditët e Hapura”, një mundësi për maturantët dhe të gjithë të interesuarit që duan të njihen nga afër me programet e studimit, mundësitë e karrierës dhe ofertën akademike të universitetit.

Universiteti “Luarasi” organizon “Ditët e Hapura”, një mundësi për maturantët dhe të gjithë të interesuarit që duan të njihen nga afër me programet e studimit, mundësitë e karrierës dhe ofertën akademike të universitetit. Aktiviteti do të zhvillohet nga 26 gushti deri më 4 shtator, nga ora 09:00 deri në 16:00, në ambientet e Universitetit “Luarasi” në Tiranë. Një fokus i veçantë do t’iu kushtohet programeve “Luarasi” – UoL, nën drejtimin akademik të London School of Economics (LSE), ku përfshihen: BSc Finance

BSc Business & Management

BSc Data Science & Business Analytics Dite Te Hapura

Gjatë Ditëve të Hapura, maturantët do të kenë mundësinë të vizitojnë kampusin, të bisedojnë me studentë dhe të marrin informacion mbi programet e studimit, mundësitë e karrierës pas diplomimit dhe perspektivat ndërkombëtare. Në fokus do të jenë gjithashtu mundësitë për studentët përmes programeve Erasmus dhe Exchange, të cilat ofrojnë eksperienca akademike ndërkombëtare dhe mundësi studimi jashtë vendit.

Universiteti “Luarasi” i fton maturantët dhe të gjithë të interesuarit të vizitojnë kampusin gjatë periudhës 26 gusht – 4 shtator për të marrë informacion dhe konsultim mbi zgjedhjet akademike dhe profesionale.

Ditët e Hapura: 26 gusht – 4 shtator

Orari: 09:00 – 16:00

Vendndodhja: Universiteti “Luarasi”, Tiranë © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb