Lajme Zone
Eleganca nuk ka moshë: Ornella Muti, 71 vjeç, tërheq vëmendjen me buzëkuq të kuq
KulturëGazeta Tema

Eleganca nuk ka moshë: Ornella Muti, 71 vjeç, tërheq vëmendjen me buzëkuq të kuq

Ornella Muti ka marrë vëmendjen e ndjekësve me fotografinë e saj të fundit të publikuar në Instagram, ku aktorja italiane shfaqet me një look të theksuar dhe buzëkuq të kuq. Në moshën 71-vjeçare, Muti pozon me grim smokey në sy, të kombinuar me laps të theksuar që nxjerr në pah ngjyrën blu të syve. Mollëzat janë të konturuara lehtë, ndërsa buzët bien në sy falë një nuance të kuqe me shkëlqim. Akto

Ornella Muti ka marrë vëmendjen e ndjekësve me fotografinë e saj të fundit të publikuar në Instagram, ku aktorja italiane shfaqet me një look të theksuar dhe buzëkuq të kuq.

Në moshën 71-vjeçare, Muti pozon me grim smokey në sy, të kombinuar me laps të theksuar që nxjerr në pah ngjyrën blu të syve. Mollëzat janë të konturuara lehtë, ndërsa buzët bien në sy falë një nuance të kuqe me shkëlqim.

Aktorja ka zgjedhur t’i mbajë flokët të lëshuar mbi supe, të formuar në kaçurrela të buta. Rezultati është një paraqitje e kuruar, por pa e humbur natyrshmërinë.

“Mirmëngjes”, shkroi Muti krahas fotografisë së publikuar më 25 gusht.

Postimi u komentua shpejt nga ndjekësit e saj, të cilët e mbushën hapësirën e komenteve me vlerësime për paraqitjen e aktores italiane.