Lajme Zone
KulturëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane


Përfundon sot, më 25 gusht, pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Shenjtë të Tomorit. Rreth 700 mijë pelegrinë nga Shqipëria, Diaspora dhe vende të ndryshme të botës iu drejtuan Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit.

Përfn sot, më 25 gusht, pelegrinazhi 7-ditor në Malin e Shenjtë të Tomorit. Rreth 700 mijë pelegrinë nga Shqipëria, Diaspora dhe vende të ndryshme të botës iu drejtuan Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit. Pelegrinazhi nisi më 18 gusht, ndërsa kulmi i festimeve u shënua më 22 gusht. Gjatë këtyre ditëve, Mali i Tomorit u kthye në një pikë të rëndësishme pelegrinazhi, ku besimtarë të komunitetit bektashi dhe qytetarë të besimeve të ndryshme kryen ritet fetare dhe u lutën për shëndet, mirësi dhe paqe në familjet e tyre. Pelegrinët ngritën çadrat pranë Teqesë së Kulmakut dhe kryen ritualin e kurbanit, ndërsa shumë prej tyre udhëtuan edhe drejt majës së Tomorrit, në lartësinë 2416 metra mbi nivelin e detit. Teqeja e Kulmakut kishte marrë masa për pritjen e numrit të madh të vizitorëve, duke siguruar çadra, ujë të pijshëm, ndriçim, ambiente sanitare, hapësira pushimi dhe kampingu. Gjithashtu, u krijuan vende të posaçme për therjen dhe pjekjen e mishit, me synim shmangien e ndezjes së zjarreve në pyjet përreth. Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i Teqesë së Kulmakut, Zalo Qato, ka ngritur shqetësimin për mungesën e mbështetjes nga pushteti vendor. “Rruga drejt Malit të Tomorrit është rregulluar dhe mirëmbajtur nga ana jonë nga viti në vit. Kemi marrë masat e duhura për tualetet, sheshet e pushimit dhe kampingut, por kemi pasur probleme edhe me menaxhimin e mbetjeve. Kemi pasur ndihmën e pakushtëzuar të Policisë së Shtetit, por duhet edhe mbështetja e qeverisë dhe pushtetit lokal. Nga ana e pushtetit lokal nuk kemi pasur asnjë mbështetje gjatë pelegrinazhit të këtij viti”, deklaroi Qato.

Sipas tij, numri i pelegrinëve këtë vit ka qenë edhe më i lartë se në vitin e kaluar.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë, Drejtoria Vendore e Policisë Berat angazhoi rreth 150 forca policie, të cilat patrulluan në akset rrugore që të çojnë drejt Malit të Tomorrit. Në terren u angazhuan strukturat e qarkullimit rrugor, rendit dhe hetimit, me qëllim shmangien e aksidenteve dhe garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit.

Gjatë pelegrinazhit, besimtarët vizituan Teqenë e Kulmakut dhe varrin e Abaz Aliut, duke kryer ritet tradicionale të festës. Për shumë prej tyre, udhëtimi drejt Malit të Tomorrit është një traditë e përvitshme, me pelegrinë që udhëtojnë qindra kilometra për të marrë pjesë në këtë festë të shenjtë.

Pas shtatë ditësh aktivitetesh dhe ritesh fetare, pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit përfn sot, duke mbyllur një tjetër edicion të festës që çdo vit mbledh dhjetëra mijëra besimtarë dhe vizitorë nga Shqipëria dhe jashtë saj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: pelegrinazh