Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

“Nis si një grip i lehtë”/ Epidemiologia shpjegon shenjat e “Etheve të Nilit” dhe si të mbrohemi: Zonat me risk ato bregdetare! Moshat mbi 60 vjeç…


Epidemiologia Adela Vasili gjatë një komunikimi për mediat foli për “Ethet e Nilit” dhe shenjat kryesore.

Epidemiologia Adela Vasili gjatë një komunikimi për mediat foli për “Ethet e Nilit” dhe shenjat kryesore. Ajo theksoi se ka një program dezinfektimi që bën të mundur luftën kundër mushkonjave dhe kjo bën të mundur që rreziku të jetë më i vogël. Megjithatë bëri apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të eliminojnë ujërat e ndenjura dhe gjithashtu fokusi të jetë tek dezinfektimi. Ndërsa shtoi se zonat me risk janë ato bregdetare. “Sëmundja transmetohet vetëm nëpërmjet mushkonjave, jo nga njeriu te njeriu. Nuk ka rrezikshmëri për vendin, prania e rasteve në Greqi e “etheve të nilit perëndimor”. Pacienti i është drejtuar sistemi shëndetësor shqiptar dhe duke parë që gjendja është rënduar, është shtruar në spital. Shenjat fillimisht është ajo si e një gripi të lehtë, ndërsa në raste pak me të ndryshme apo persona që e shfaqin klinikisht në mënyrën më të rëndë janë ata mbi moshën 60 vjec, persona që kanë imunitet të ulët apo persona që mund të kenë bërë transplante apo ndërhyrje të rënda”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb