Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën që ka njoftuar bojkotin e procesit mësimor në kuadër të protestave në universitete. Për pasojë, në këtë institucion nuk ka bojkot dhe mësimi vijon normalisht.
Rektori Jaho Canaj deklaron se UGJ nuk është pjesë e kësaj lëvizjeje dhe se është njohur për herë të parë me sindikatën ditën e djeshme, përmes mediave.
Studentët kanë vijuar frekuentimin e auditoreve që nga dita e parë e vitit akademik, ndërsa, sipas rektorit, as studentët dhe as pedagogët nuk kanë kërkuar bojkot të procesit mësimor. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet sindikata e protestesUniversiteti i Gjirokastrës
