Lajme Zone
Dialog me “virgjëreshën” Mirelë
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Dialog me “virgjëreshën” Mirelë

Rama kërkon dialog me studentët, ndërsa Kumbaro, pas leksioneve për seksin, librat dhe «pikzën e voçkël» të Butrintit, ka marrë përsipër t'u mësojë të rinjve edhe artin e durimit.

Mirela Kumbaro / Çfarë duhet të ndodhë që Mirela Kumbaro të mos jetë më ministre...?! Rama kërkon dialog me studentët, ndërsa Kumbaro, pas leksioneve për seksin, librat dhe «pikën e voçkël» të Butrintit, ka marrë përsipër t'u mësojë të rinjve edhe artin e durimit... Rama kërkon dialog me studentët, ndërsa Kumbaro, pas leksioneve për seksin, librat dhe «pikzën e voçkël» të Butrintit, ka marrë përsipër t'u mësojë të rinjve edhe artin e durimit.

Mirela duhet të jetë një nga zbulimet më të çmuara të Edi Ramës. Ka trembëdhjetë vjet që kryeministri e shëtit ministri më ministri, si një vepër arti që nuk e gjen dot muzeun e duhur. Nga kultura te turizmi, nga mjedisi tek arsimi, Mirela ka dëshmuar një aftësi të rrallë: të ndryshojë gjithçka rreth vetes, përveç kolltukut.

Dikur, si ministre e Kulturës, na mësoi se si nuk duhej të bënim seks me njerëz që nuk kishin bibliotekë në shtëpi. Ishte një këshillë e huazuar nga John Waters, por shqiptarët mësuan diçka të rëndësishme: përpara se të humbasësh virgjërinë, duhet të kontrollosh bibliotekën. Fatmirësisht, Mirela nuk propozoi ngritjen e një inspektorati për këtë punë.

Më pas, kur drejtonte turizmin, na dha një tjetër leksion, këtë herë në gjeometri. Një resort pranë Butrintit ishte thjesht një «pikëz e voçkël». Më vonë, dokumentet e publikuara nga mediat treguan se pikza kishte një prirje të admirueshme për t'u zmadhuar. Në Shqipëri, edhe gjeometria duhet të ketë respekt për ministren.

Tani Mirela drejton arsimin. Studentët protestojnë, universitetet bojkotojnë, ndërsa ministria e saj ka provuar edhe zjarrin. Edi Rama nxjerr karriget për dialog. Njëra prej tyre, ajo e Mirelës, ka një veti të jashtëzakonshme: nuk lëviz kurrë.

Ministrja u ka ofruar studentëve psikologë. Një zgjedhje interesante. Pas gjithë atyre viteve nëpër ministri, ndoshta ka arritur në përfundimin se problemi i arsimit shqiptar nuk qëndron te sistemi, por te gjendja shpirtërore e studentëve. Në fund të fundit, kush nuk e kupton madhështinë e qeverisë, mund të ketë nevojë për terapi.

Sigurisht, psikologët kanë punën e tyre dhe studentët e traumatizuar nga dhuna kanë nevojë për ndihmë. Megjithatë, asnjë psikolog nuk mund të zëvendësojë përgjegjësinë politike të një ministreje.

Edi Rama kërkon dialog, ndërsa studentët kërkojnë ndryshim. Mes tyre qëndron Mirela, me përvojën e një veteraneje të pushtetit dhe pafajësinë politike të një virgjëreshe që sapo ka zbuluar se ekziston edhe përgjegjësia ministrore.

Në të vërtetë, kjo është virgjëria më e çuditshme e politikës shqiptare: mund të kalosh nëpër tri ministri, të mbijetosh në çdo kabinet dhe të vazhdosh të sillesh sikur nuk ke pasur kurrë përgjegjësi për asgjë.

Ndoshta Edi Rama e di sekretin e kësaj marrëdhënieje. Ai kërkon dialog me studentët, por nuk ka shpjeguar ende çfarë duhet të ndodhë që Mirela Kumbaro të iki nga ministre.

Sepse në qeverinë e Edit, ministrat mund të humbasin gjithçka, përveç virgjërisë politike. Atë ua ruan kryeministri./Pamfletidialog me virgjëreshën mirelë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Edi Rama është buzë greminës! 21 Tetor 2026, 10:2410:24Dosja e zezë Ku ka humbur Ron Yeffet? 20 Tetor 2026, 14:5514:55Dosja e zezë Tirana në rrugë: Kriza e Edi Ramës dhe dështimi i opozitës 20 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës 19 Tetor 2026, 13:5213:52Dosja e zezë Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar 19 Tetor 2026, 10:1510:15Dosja e zezë Pse e sulmoi Ben Blushin, lakeu i Edi Ramës Gjergj Luca? 18 Tetor 2026, 15:4915:49Dosja e zezë