Lajme Zone
Pedagogët shpallin bojkot pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pedagogët shpallin bojkot pa afat: Nuk duam dialog, por dorëheqjen e Ramës!

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi bëri të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga Kryesia e Sindikatës gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor, në sheshin e protestës. Sipas tij, bojkoti nis sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi Sindikata e Pedagogëve ka njoftuar nisjen e një bojkoti në të gjitha universitetet e vendit, në mbështetje të protestës studentore. Bojkoti nis sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë, ndërsa pedagogët kërkojnë ndalimin e dhunës ndaj studentëve dhe hetimin e ndërhyrjeve policore. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Skënder Kovaçi, ka njoftuar vendimin për bojkotimin e procesit mësimor në të gjitha universitetet e Shqipërisë, në shenjë solidariteti me studentët që prej tetë ditësh protestojnë kundër qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, Kovaçi bëri të ditur se vendimi është marrë unanimisht nga Kryesia e Sindikatës gjatë mbledhjes së zhvilluar më 20 tetor, në sheshin e protestës. Sipas tij, bojkoti nis sot dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Sindikata argumenton se ky vendim vjen si reagim ndaj mënyrës se si janë trajtuar kërkesat e studentëve, të cilët protestojnë për arsimin, shëndetësinë dhe llogaridhënien e institucioneve.

Ndër kërkesat kryesore të Sindikatës janë ndalimi i dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve, hetimi i përdorimit të forcës nga policia dhe vendosja përpara përgjegjësisë e personave që kanë ushtruar apo urdhëruar dhunë. Gjithashtu, kërkohet trajtim i ligjshëm dhe dinjitoz për të gjithë të rinjtë e ndaluar gjatë protestave.

Kovaçi u bëri thirrje edhe rektorëve të universiteteve që të respektojnë vendimin për bojkot dhe të mos ndërmarrin masa ndaj pedagogëve që zgjedhin t'u bashkohen protestave.

Në përfundim, kreu i Sindikatës ritheksoi se pedagogët mbështesin kërkesat e studentëve dhe refuzojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog.

“Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët. Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë. Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj.

Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një menim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi n e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim I ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar.Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë. Deri sa themi të realizohen kërkesat e studentëve, nuk duam dialog, por dorëheqje”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se prej nëntë ditësh, Tirana është përfshirë nga protesta studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me kërkesa për arsim, shëndetësi dhe llogaridhënie, të cilat janë përshkallëzuar në thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes demonstruesve dhe policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe automjete ujëhedhëse për shpërndarjen e tyre. Përplasje janë regjistruar përpara Kryeministrisë, te Ministria e Arsimit, në Sheshin Skënderbej dhe në disa rrugë të kryeqytetit.

Lëvizjes studentore i janë bashkuar edhe pedagogët, ndërsa Sindikata e tyre ka shpallur bojkot të mësimit në të gjitha universitetet e vendit, deri në një njoftim të dytë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ka përsëritur ftesën për dialog, e cila është refuzuar nga studentët dhe pedagogët. Sot, në ditën e nëntë të protestave, studentët dhe pedagogët vijojnë mobilizimin, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim 21 Tetor 2026, 10:3710:37Aktualitet 2.1 milionë euro pasuri të sekuestruara dhe një kështjellë, Ermal Beqiri kërkon lirimin nga burgu në Francë 21 Tetor 2026, 10:1010:10Aktualitet “Shqiptarët nuk bëjnë marrëveshje”, Spahiu: Vetëm SHBA dhe BE mund t’i japin fund krizës në Shqipëri 21 Tetor 2026, 08:0308:03Aktualitet Zbulohen dosjet sekrete të CIA-s/ Si dështoi operacioni për infiltrimin e agjentëve në Shqipërinë e Enver Hoxhës 21 Tetor 2026, 07:4407:44Aktualitet Artan Hoxha akuza të forta kryeministrit: Rama është vetë ANTIFA 21 Tetor 2026, 07:4007:40Aktualitet Tirana prej 8 ditësh në revoltë, studentët dhe pedagogët sërish sot në protestë kundër Ramës 21 Tetor 2026, 07:4007:40Aktualitet