Në të gjithë vendin, 120 mijë studentë nisën vitin e ri akademik. Në kryeqytet, peshën më të madhe të regjistrimeve e mban Universiteti i Tiranës, me 3388 studentë të rinj. Pas tij renditet Universiteti i Mjekësisë me 1612 regjistrime, Politekniku me 1430, ndërsa Bujqësori ka rreth 800 studentë të rinj. Degët më të preferuara nga maturantët janë Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura, Teknologjia e Informacionit, të ndjekura nga programet ekonomi-financë. Studentët e rinj thonë se i kanë zgjedhur degët duke marrë në konsideratë mundësitë që ato ofrojnë në tregun e punës. LEXO EDHE:Nis viti i ri akademik, kreu i Policisë mesazh studentëve: Angazhim i shtuar për sigurinë në universitete! Hita: Do të jemi pranë jush “Financë kontabilitet është dega që kam zgjedhur. Mendoj që kam bërë zgjedhjen e duhur. Tek dega e biznesit kam qenë gjatë gjithë kësaj periudhe që unë kam vendosur për degën time. Po mami ka qenë shtysa më e madhe dhe motra. Një ndër arsyet që unë e kam zgjedhur si degë është sepse ka treg pune edhe jashtë edhe këtu brenda shtetit”, thotë studentja Mariza Avdyli. “Studioj për informatikë te bujqësori. Dega që kam zgjedhur unë është një degë që po zgjidhet. Domethënë është një degë që është bërë “famous” le të themi. Teknologjia po zgjidhet dhe është “on” si degë, besoj që ka punë”, shprehet Migerta Demaliaj. Nga Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro për të folur lidhur me risitë e këtij viti sa u përket bashkëpunimeve me universitete të huaja prestigjioze. “Po shtohen gjithashtu programet e përbashkëta dhe ato me diplomë të dyfishtë me universitete në Itali, Portugali, Gjermani dhe Spanjë, ndërsa 26 programe të reja i shtohen korpusit të programeve që ofrohen në gjuhën angleze”, tha Kumbaro. Edhe studentët e Mjekësisë nisën këtë të hënë rrugëtimin drejt profesionit të bluzave të bardha. “Teknologjia, inteligjenca artificiale, diagnostikimi i avancuar dhe kërkimi shkencor po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si kujdesemi për shëndetin. Por, përtej çdo inovacioni, mbetet një e vërtetë themelore: Mjekësia është dhe do të mbetet profesion i njerëzve për njerëzit”, tha Klodiana Spahiu. Në këtë ditë, urime përcolli edhe kreu i shtetit Bajram Begaj, i cili u kërkoi studentëve të kenë kurajë për të plotësuar ëndrrat. Faza e tretë dhe e fundit e regjistrimeve nis më 8 tetor dhe do të zgjasë 13 ditë. Ndryshe nga raundet e mëparshme, maturantët nuk do të aplikojnë për preferenca , por do të mund të regjistrohen menjëherë në degët ku ka ende kuota të lira. Numri i studentëveUniversiteti i Tiranës - 3388Universiteti i Mjekësisë - 1612Universiteti Politeknik - 1430Universiteti Bujqësor - rreth 800Universiteti i Arteve - rreth 150Universiteti i Sporteve - rreth 500Akademia e Sigurisë - 90Akademia e Forcave të Armatosura - 70 Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Studente universiteti i tiranes Universiteti i Mjekesise mjekesi Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.3% Vota total: 2065 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

