Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar sjellje e papranueshme dhe sulmin e deputetit analfabet Fidel Kreka dhe banditëve të tij ndaj gazetares së CNA në Korçë, Iris Rezhda.
Në reagim theksohet se deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga jo vetëm ka sulmuar reporteren, por ka inkurajuar mbështetësit e tij, të cilët i janë drejtuar gjithashtu gazetares, me kërcënime, sharje dhe ofendime.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjelljen e deputetit Kreka dhe të mbështetësve të tij dhe kërkon një reagim të menjëhershëm publik.
Ndërkohë që u kërkon autoriteteve policore që pas verifikimit të imazheve filmike, ndaj personave që kanë përdorur dhunë verbale dhe fizike ndaj gazetares të merren masa ligjore.
Reagimi i plote
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjelljen e papranueshme dhe sulmin e deputetit të PD-së zotit Fidel Kreka, ndaj reporteres Iris Rezhda, si një akt brutal dhe të papranueshëm për një përfaqësues me mandat në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti në fjalë, jo vetëm ka sulmuar reporteren, por ka inkurajuar mbështetësit e tij, të cilët i janë drejtuar gjithashtu gazetares, me kërcënime, sharje dhe ofendime.
Sikundër raportojnë mediat dhe kolegë të pranishëm, mbështetësit e deputetit opozitar me agresivitet i janë afruar gazetares duke ushtruar presion dhe duke përdorur një gjuhë krejtësisht të papranueshme.
Ky agresivitet dhe gjuha e papranueshme ka ardhur pasi kolegia i është drejtuar kryetarit të PD-së, Sali Berisha me disa pyetje të cilat, kanë qenë mesa duket të padëshirueshme për deputetin e Korçës, ndonëse kryetari i PD, zoti Berisha ka reaguar me korrektesë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjelljen e deputetit Kreka dhe të mbështetësve të tij dhe kërkon një reagim të menjëhershëm publik.
Ndërkohë që u kërkon autoriteteve policore që pas verifikimit të imazheve filmike, ndaj personave që kanë përdorur dhunë verbale dhe fizike ndaj gazetares të merren masa ligjore.
UGSH shpreh solidaritetin me kolegen dhe bën apel që në kushtet e hyrjes në periudhën paraelektorale, partitë politike dhe militantët partiakë, të dëshmojnë kujdes dhe të respektojnë misionin raportues të gazetarëve./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

