Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Ullinjtë shkrumbohen nga zjarri pranë Parkut të Apolonisë në Fier, banorët e dëshpëruar: Aty i kishim shpresat! (VIDEO)


Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit ku flakët kanë përfshirë shkurre, bimësi dhe ullishte. Banorët shprehen të pikëlluar dhe sipas tyre zjarrvënia ishte e qëllimshme.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë shkurre, bimësi dhe ullishte si dhe shqetësim ka paraqitur fakti se në afërsi të zonës ndodhen banesa. LEXO edhe...Peshqit e ngordhur, nis pastrimi i liqenit të Kasharajt në Lushnjë! Ministri Salla: Përgjegjëse Bashkia e Lushnjës! Nën hetimi administratori i firmës që po rehabiliton digën (VIDEO) Raportohet se në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e parë dhe po punohet për vënien nën kontroll të situatës dhe izolimin e vatrës. Ndërkohë banorët shprehen të pikëlluar dhe sipas tyre zjarrvënia ishte e qëllimshme. “Nuk e di pse ndodhin këto gjëra. Ka fërkime me njëri-tjetrin në këto familjet këtu. Është zjarrëvënie e qëllimshme. Unë u kam bërë hysmet atyre ullinjve. Janë goxha shumë familje që rrezikojë në humbjen e këtyre sipërfqeve me ullinj”-shprehet një i moshuar. Mes dëshpërimit ata shohin ullinjtë dhjetravjecare teksa shkrumbohen para syve te tyre. “Janë 10 vjecarë, tërë ajo është e imja 4 qerret u dogjën. Se nga erdhi flaka një zot e di. Shumë keq, është gjynah ti shikosh me sy. Kisha 400 rrënjë ullinj. Vetëm pak kanë ngelur.”- rrëfen njëri prej tyre. Sipas tyre, me ullinjtë nxirrni bukën e gojës dhe se aty kishin shpresat për një ekonomi më të mirë. “Më ka ndikuar shumë ekonomikisht, pasi ishin dhe me kokrra. Gjynah, aty i kishim shpresat,te ullinjtë.”-përfn banori. Ndërkohë situata vijon të monitorohet, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave të tjera zjarrfikëse për të parandaluar përhapjen e flakëve. SI.E./E.H/ReportTv.al ullinj Fier flakë Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.6% Disi 7.4% Vota total: 4449 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?