Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

‘Konkurencë në biznes apo çështje inati?’ Çfarë dyshohet për shpërthimin me tritol në lokalin e familjes Balla në Durrës! Kamera ishte e fikur (VIDEO)


Pronarët e biznesit shprehen jashtë kamerave se nuk kanë asnjë konflikt. Po kështu dhe policia konfirmon se vëllezërit Ramazan e Erjon Balla nuk kanë precedentë penalë. Pista paraprake e hetimeve lidhet me konkurrencën në biznes apo çështje inati, gjithsesi mbetet për tu verifikuar.

DURRES- Një shpërthim me tritol tronditi në orët e para të mëngjesit lagjen Fllakë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, ndërsa lënda plasëse ishte vendosur në derën e lokalit që kanë në përdorim, vëllezërit Ramazan Balla dhe Erjon Balla. LEXO edhe...Shpërthim me tritol në derën e lokalit në Durrës, vetëm dëme materiale! Pronarët: S’kemi konflikte (EMRAT+VIDEO) Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur rreth 50 gr tritol që është ndezur me fitil. Lokali ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit, ndaj nuk ka persona të lënduar. Por sic shihet në pamje, dëmet materiale janë të shumta. E gjithë fasada prej xhami ka rënë në tokë. Gjithashtu dhe tenda. Pronarët e biznesit shprehen jashtë kamerave se nuk kanë asnjë konflikt. Po kështu dhe policia konfirmon se Ramazan e Erjon Balla nuk kanë asnjë precedent penal. Pista paraprake e hetimeve lidhet me konkurrencën në biznes apo çështje inati, gjithsesi mbetet për tu verifikuar. Burimet thanë se identifikimi është i vështirë, pasi lokali nuk ka kamera sigurie, ndërsa një biznes ngjitur me të kishte 1 kamer, por që rezulton e fikur. Policia vijon hetimet për të përcaktuar motivin e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve. R.D/E.H/ReportTv.al erjon balla ramazan balla lokal tritol Durres Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54% Jo 38.6% Disi 7.4% Vota total: 4449 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?