Ulja e ndjeshme e temperaturave në fund të muajit tetor ka sjellë reshjet e para të dëborës në zonat e larta malore të Shqipërisë, ndërsa moti ka marrë tipare të mirëfillta dimërore në disa prej zonave malore të veriut të vendit. Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë zonat e larta të qarkut të Kukësit, ku bjeshkët janë zbardhur, ndërsa temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero. Sipas raportimeve nga barinjtë që ndodhen në stane me bagëtitë e tyre, reshjet janë regjistruar në disa zona malore, ku i ftohti është ndier ndjeshëm gjatë ditëve të fundit. LEXO edhe...VIDEOLAJM/ Ulja e temperaturave, bjeshkët e Mirditës ‘vishen’ me petkun e bardhë Sipas çobanit Ekrem Onuzi, dëbora ka përfshirë bjeshkët e Gjalisë, në vendin e quajtur Sasat, në një lartësi prej 1 530 metrash mbi nivelin e detit. Reshjet janë regjistruar gjithashtu në zonat mbi 1 000 metra lartësi, duke zbardhur edhe disa fshatra të Kukësit, mes tyre Shishtavecin. Dëborë ka rënë edhe në bjeshkët dhe majat e larta të Valbonës, në Tropojë, ku temperaturat e ulëta kanë shoqëruar reshjet e para të sezonit. Këto reshje shënojnë ardhjen e dëborës së parë në zonat e larta malore, ndërsa ulja e temperaturave është e ndjeshme në të gjithë rajonin. Ndërkohë, në zonat e ulëta dhe në qytetet Kukës, Krumë dhe Bajram Curri, rënia e temperaturave është shoqëruar me reshje shiu dhe mjegull, duke sjellë kushte tipike të motit të ftohtë të vjeshtës së vonë. Pavarësisht reshjeve të dëborës dhe temperaturave nën zero në lartësi, deri më tani nuk raportohen problematika në zonat e prekura. Aktualisht, situata meteorologjike paraqitet e qetë, pa reshje shiu apo dëbore në zonat e larta malore. A.C/ReportTv.al bore Kukes bjeshket e gjalices Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.5% Jo 22.4% Nuk e di 3.1% Vota total: 3370 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

