Bordi i transparencës ka ulur cmimin e karburanteve në vend. Një litër naftë do të shitet në pikat e tregtimit me pakicë me 207 lekë për litër ose 3 lekë më pak.
Po ashtu bordi vendosi që të ulë edhe çmimin e benzinës në 164 lekë për litër.
Bordi ka përcaktuar në mbledhjen e radhës edhe çmimin e gazit I cili do të tregtohet me 70 lekë/litri. Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Ky vendim i Bordit vjen në një kohë që Çmimet e naftës u rritën në bursa në rreth 93 dollarë ose me 1.27 dollarë mes sulmeve të vazhdueshme ndaj tankerëve dhe pritjeve për rënie të rezervave të naftës bruto në SHBA, megjithëse një suficit i parashikuar i furnizimit i nxitur nga rimëkëmbja e eksporteve të Lindjes së Mesme kufizoi rritjen.
Rezervat e naftës bruto në Rezervën Strategjike të Naftës së SHBA-së ranë në 276.4 milionë fuçi, niveli i tyre më i ulët që nga gushti i vitit 1982, treguan të dhënat e Departamentit të Energjisë. Uljet e fundit kanë qenë pjesë e një marrëveshjeje të SHBA-së për të liruar 172 milionë fuçi nga impianti. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet bordi i transparencesnafta benzina

