Lajme Zone
Ukrainë/ Bilanc i rëndë në dy dit, 78 të vdekur! Zelensky: Mungesë vullneti SHBA për të na ndihmuar
BotëReport TV

Ukrainë/ Bilanc i rëndë në dy dit, 78 të vdekur! Zelensky: Mungesë vullneti SHBA për të na ndihmuar

78 persona u vranë dhe 215 të tjerë u plagosën në Ukrainë gjatë dy ditëve të sulmeve ruse.

Rreth 78 persona u vranë dhe 215 të tjerë u plagosën në Ukrainë gjatë dy ditëve të sulmeve ruse. Shifrat u konfirmuan nga Presidenti ukrainas Zelensky. Një goditje ruse shkatërroi një ndërtesë banimi në Pryluky, në Chernihiv një ditë më parë, duke vrarë 22 persona, përfshirë pesë fëmijë. LEXO edhe...Tensionet në Lindjen e Mesme, media amerikane: Trump urdhër Pentagonit të hartojë plan lufte në Iran Një prej sulmeve më të rënda ndodhi në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, të mërkurën ku një bombë ajrore ruse goditi zonën ku ndodheshin dy autobusë. Numri i të vdekurve në qytet arriti në 35, ndërsa rreth 20 të tjerë u plagosën në sulmin e mëngjesit. Në reagimin e tij, presidenti ukrainas kritikoi qëndrimin e Uashingtonit, duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë amerikane për t'i dhënë Ukrainës mjetet e nevojshme për mbrojtjen e hapësirës ajrore. “Kjo quhet mungesë vullneti”, deklaroi Zelensky, duke iu referuar qëndrimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili e kishte përshkruar luftën si një konflikt në ngërç. A.C/ReportTv.al ukraine SHBA Volodymyr Zelensky sulmet ruse Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 60.9% Jo 32.5% Nuk e di 6.6% Vota total: 2648 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?