Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një fshat të Gjilanit në Kosovë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri dhe një tjetër i plagosur. Mediat e Kosovës shkruajnë se autori është vetëdorëzuar në Polici menjëherë pas krimit. Policia bëri të ditur se viktima kanë mbetur një burrë dhe një grua, të dy të moshës 30-vjeç. LEXO edhe...Malaj e Meidani ‘shkëmbejnë’ ambasadat në Shkup dhe Prishtinë, propozimi: Grup i përbashkët pune për koordinimin e diplomacisë Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se viktimat dhe autori i dyshuar kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin. Ndërkohë Policia tha se ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. "I dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast", thuhej mes të tjerash në njoftimin e Policisë. R.Xh/ReportTv.al kosove gjilan te shtena me arme vrasje viktima plagosje Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.2% Jo 32.4% Nuk e di 6.5% Vota total: 2750 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
