Lajme Zone
UEFA gjobit Egnatian me 25 mijë euro, në rast përsëritje 'kyçet' stadiumi
SportReport TV

UEFA gjobit Egnatian me 25 mijë euro, në rast përsëritje 'kyçet' stadiumi

Drejtori Sportiv i klubit, Kejdi Zenelaj, është pezulluar me një ndeshje nga garat evropiane.

Më 22 korrik Egnatia dhe Celje barazuan 3-3 në Rrogozhinë, për ndeshjen e parë në turin e dytë kualifikues të Champions League. Në këtë duel nuk mungoi hedhja e sendeve në fushë nga tifozët vendas, me dënimin nga UEFA që ishte i pritshëm. Klubi rrogozhinas është gjobitur me 25 mijë euro për ato incidente nga institucioni që drejton futbollin evropian, ndërsa drejtori sportiv, Kejdi Zenelaj, është pezulluar me një javë në ndeshjet e Europës. LEXO edhe...Europiani U-21 së bashku me Serbinë, punimet në stadiumin 'Air Albania' drejt përfundimit! Fusha e re do të jetë gati në shtator Ka dhe një dënim të pjesshëm të stadiumit, por UEFA e ka pezulluar mbylljen e sektorëve E1 dhe E2 për një periudhë prove dy vjeçare. Egnatia do të vijojë garën në Europa League, kjo pas eliminimit në Champions League dhe tifozët do të kenë mundësinë të shohin sërish nga pranë heronjtë e tyre në përballje kundër Shamrock Rovers. S.Dh/ReportTv.al egnatia uefa Kejdi Zenelaj Rrogozhine europa league Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9567 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?