Lajme Zone
SPAK: Ermal Beqiri u lokalizua prej javësh në Francë, për pasuritë atje është kërkuar sekuestro! Report Tv i zbulon kompaninë IT, ‘Al Soft’ në shtetin francez
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

SPAK: Ermal Beqiri u lokalizua prej javësh në Francë, për pasuritë atje është kërkuar sekuestro! Report Tv i zbulon kompaninë IT, ‘Al Soft’ në shtetin francez

Arrestimi të shtunën e 25 korrikut në Francë, i Ermal Beqirit, një nga personazhet kyç në dosjen e AKSHI-t, ndodhi për shkak të rrethanave rastësore, por ndërkohë autoritetet e atjeshme e kishin lokalizuar prej disa javësh, për llogari të SPAK-ut.

Arrestimi të shtunën e 25 korrikut në Francë, i Ermal Beqirit, një nga personazhet kyç në dosjen e AKSHI-t, ndodhi për shkak të rrethanave rastësore, por ndërkohë autoritetet e atjeshme e kishin lokalizuar prej disa javësh, për llogari të SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar më herët sekuestrimin e pasurive të tij në këtë vend. Report TV zbulon një kompani IT-je, të Beqirit në Francë, ku ai tani ka nisur betejën kundër ekstradimit. *** LEXO edhe...Vodhi dokumentin sekret me SHBA, Agron Shehaj kallëzohet në SPAK! Braho: Po verifikohet Xhandarmëria në Amiens, e arrestoi Ermal Beqirin në pistën e aeroportit ‘Albert’ , pasi avioni i vogël me të cilin ai kishte fluturuar, bëri një ulje të detyruara nga forcat ajrore franceze. Me një gjobë 7 mijë euro, për shkeljen e hapësirës mbi centralin bërthamor në Normandi, Beqiri do të kishte vazhduar qetësisht jetën në arrati. Por në fakt, autoritetet franceze, kishin rënë në gjurmët e tij që më parë, falë informacioneve të shkëmbyere me SPAK-un, i cili në dhjetor të vitit të kaluar kishte kërkuar arrestin e tij më burg, duke bërë që më pas emri i tij të përfshihej në listën e të kërkuarve ndërkombëtar. “Prej disa javësh kemi ndarë informacion me partnerët francezë. Ka qenë lokalizuar prej disa javësh. S’ka qenë qëllim vetëm arrestimi por edhe veprime të tjera hetimore”, thotë Braho. Dhe në fakt duket se këto hetime kanë avancuar. "Ne kishim kërkuar më herët nga Franca sekuestrimin e pasurive të Ermal Beqirit. Nuk ka vetëm avionë atje, ka edhe pasuri të tjera”, deklaroi Braho. Siç dhe Report TV ka bërë të ditur, Ermal Beqiri ka një lidhje të hershme me Francën, vend ku ai ka kryer një pjesë të studimeve si dhe ka punuar disa vjet, përpara se të rikthehej në Shqipëri. Report Tv ka zbuluar të paktën një kompani të Beqirajt në Francë, të regjistruar në Nimes, në jug të të vendit ‘Al Soft’, e cila ofron shërbime të ndryshme IT. Në faqen e kompanisë ka dhe një prezantim të saj nga vetë Beqiri. Biznesmeni, i cili rezulton si një nga figurat kyçe në hetimin e dosjes së AKSHI-t, rezulton një apasionuar i fluturimeve. Përveç avionit me të cilin u kap në Francë, ai ka një kompani ‘Fly solution’, e cila ofron me qira, avionë të vegjël privat, të regjistruar në Sloveni. Edhe në faqen e kësaj kompanie gjendet sërish një fjalim prezantues i Beqirit. Ditën e djeshme biznesmeni shqiptar në kërkim u paraqit bashkë me një avokat mbrojtës, në gjykatën penale të Amiens. Seanca ka qenë procedurale. Ai është vënë në dijeni të kërkimit ndërkombëtar ndaj tij, dhe kërkesës për ekstradim. Tashmë do të jetë në dorë të autoriteteve shqiptare të përgatisin një dosje të plotë brenda 40 ditëve me provat që SPAK ka kundër tij në lidhje me aferën “AKSHI”, në mënyrë që gjykatat franceze të bindën për të dhënë dakordësi për ekstradimin e tij drejt Tiranës. Kjo dosje është shumë e rëndësishme që autoritetet shqiptare të fitojnë betejën e ekstradimit, pasi Beqiri pritet të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore për ta kundërshtuar. Procesi pritet të zgjas për të paktën një vit, pasi gjykatat atje duhet të japin vendim të formës së prerë. SI.E./ReportTv.al spak dosja akshi ermal beqiraj klodian braho Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9669 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?