Ditët me temperatura ekstreme janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Mjekët thonë se vapa mund të rrisë rrezikun për infarkt dhe komplikacione të tjera kardiovaskulare, jo vetëm tek të moshuarit por edhe tek të rinjtë, sidomos te personat që dehidratohen ose kryejnë aktivitet fizik në orët kur temperaturat arrijnë kulmin. Sipas drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, gjithçka nis me humbjen e lëngjeve. Organizmi përpiqet të ulë temperaturën përmes djersitjes, por bashkë me ujin humbet edhe elektrolite si natriumi dhe kaliumi, të domosdoshëm për funksionimin normal të zemrës. Kur këto nivele bien, mund të shfaqen çrregullime të ritmit të zemrës. LEXO edhe...'Mos i lini fëmijët vetëm në makinë as për 5 minuta', Brataj: Pasojat janë fatale, temperaturat mund të shkojnë deri në 60 gradë “Organizmi është si makina, deri në 90 e ka nxehtësinë, po kaloi digjet motori. Edhe në rastin e njeriut nëse nuk e çlirojmë energjinë që na ngelet tek 37-a, organizmi nuk funksionon në mënyrë të rregullt. Në verë, duke qenë se përmes lëkurës eliminohet një sasi lëngjesh që çliron nxehtësi, enët e gjakut zgjerohen por nga ana tjetër nxjerrim elektrolite që kanë një rol të rëndësishëm në punën e zemrës. Natriumi dhe Kaliumi bëjnë shkëmbimin e membranës qelizore dhe ulja e këtyre niveleve mund të të çojë në aritmi që janë vdekjeprurëse” tha Brataj gjatë një interviste me emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report TV Brataj këshillon shqiptarët që të tregojnë kujdes me dehidratimin sepse humbja e lëngjeve e bën gjakun më viskoz, duke favorizuar krijimin e trombeve. Nëse një tromb bllokon enët që furnizojnë zemrën, mund të shkaktojë infarkt, ndërsa nëse ndalon në tru, mund të çojë në iktus. “Janë sëmundje me vdekshmëri të lartë., Nuk duhet bërë aktivitet fizik në ato orare. Duhen zëvendësuar lëngjet e humbura sepse trashja e gjakut është shkak kryesor” tha Brataj. Ai pranon që në Shqipëri është ulur kufiri i moshës së sëmundshmërisë kardiologjike duke prekur mjaft të rinj dhe të reja dhe rendit disa faktorë të rëndësishëm. “Ajo që ka ndryshuar sjellja jonë, kushtet tona në jetën e përditshme. Mosha e re ndihet fizikisht e fortë dhe kjo çon në mos kontroll. Ne nuk bëjmë analiza po nuk u ndiemë keq. Ne shkojmë tek mjeku vetëm nëse kemi problem. Është edhe jeta sedentare. Këto mosha jetojnë më shumë në zyra. Është mënyra e ushqimit, mënyra e ngrënies, alkoli, substancat narkotike që kanë hyrë në listën e shkaqeve që kanë rritur në këto mosha pasojat me humbje jete” tha Brataj. Për këtë arsye, ai këshillon që aktiviteti fizik të kryhet në mëngjes dhe në mbrëmjë dhe të shmanget lëvizja në intervalin nga ora 11:00 deri në 17:00, kur temperaturat janë më të larta. Sipas tij, ecja, vrapi apo stërvitja në këto kushte rrisin humbjen e lëngjeve dhe, bashkë me të, edhe ngarkesën për sistemin kardiovaskular, sado i ri dhe i shëndetshëm të jetë njeriu. Ora 14:33 'Mos i lini fëmijët vetëm në makinë as për 5 minuta', Brataj: Pasojat janë fatale, temperaturat mund të shkojnë deri në 60 gradë Mos i lini fëmijët në makinë as për pak minuta. Ky është apeli që përcolli në Report TV drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke paralajmëruar se temperaturat brenda automjetit mund të rriten me shpejtësi dhe të bëhen fatale."Një veti e keqe është që i lemë për 5 minuta në makinë dhe kthehem shpejt. Për 10 minuta, temperatura në makinë mund të rritet me 20 gradë dhe shkon në 50-60 gradë. Nëse ti vonohesh, fëmija denatyrohet, humbet jetën. E njëjta gjë vlen edhe për një moshë të tretë. Nuk ndryshon asgjë po ule xhamin. Është llamarina ku bie dielli. Fëmija i vogël nuk kërkon ujë po nuk i dhe. Edhe mosha e tretë nuk i shkon në mend të pijë ujë, por uji u duhet” tha Brataj. Share U.D/E.H/ReportTv.al aktivitet fizik shendeti i zemres vapa Skender Brataj Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.7% Nuk e di 6.5% Vota total: 9669 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
