Gjykata e Apelit në Selanik ka vendosur ekstradimin në Shqipëri të biznesmenit 53-vjeçar Ilir Shtufi, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Lajmin e konfirmojnë mediat greke. Autoritetet shqiptare e akuzojnë atë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash, të lidhura me raste të trafikut të drogës në Tiranë. Shtufi u lokalizua dhe u arrestua në muajin qershor në një hotel në Selanik nga policia greke, pas informacioneve të INTERPOL-it. LEXO edhe...Incidenti në fluturimin Selanik-Gjermani të Ryanair, dy rastet thuajse identike të së kaluarës! Çfarë mund të ndryshojë te dritaret dhe motorët e avionëve Gjatë seancës, mediat greke raportojnë se ai i mohoi akuzat dhe kundërshtoi ekstradimin, duke pretenduar se po përndiqet politikisht nga qeveria e Edi Ramës për shkak të aktiviteteve të tij në biznes. Ai shprehu gjithashtu frikë për sigurinë e tij dhe vuri në dyshim paanshmërinë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Mbrojtja e tij argumentoi se akuzat ishin të paqarta dhe se procedurat ishin të motivuara politikisht. “Unë kam qenë sipërmarrës që nga viti 1994, menaxhoj mbi 20 kompani në Shqipëri, duke u përqendruar në sektorët e ndërtimit dhe energjisë”, tha 53-vjeçari në deklaratën e tij, ndërsa citoi të dhëna sipas të cilave ai është ndër sipërmarrësit kryesorë në Shqipëri “Më akuzojnë se i shërbej opozitës në Shqipëri”, tha ai, ndër të tjera, duke iu referuar “persekutimit politik” ndaj tij, ndërsa shprehu shqetësimin nëse do të merrte trajtim të drejtë penal në atdheun e tij. Lidhur me arsyen pse ndodhej në Selanik (ishte arrestuar në një hotel në qytet), ai theksoi se kishte ardhur “për një festë” dhe deri atëherë nuk ishte në dijeni se përballej me akuza në Shqipëri. "Biznesmeni kërkohet nga Departamenti i Drejtësisë i vendit të tij me akuzat për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash, ndërsa emri i tij ka qenë së fundmi në lajmet ndërkombëtare për shkak të lidhjes së tij me investimin shumë të përfolur të Jared Kushner në bregdetin shqiptar" shkruajnë mediat greke Lajmi në përditësim U.D/ReportTv.al Ilir shtufi selanik Komento Komente Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 71.1% I gabuar 24.3% Nuk kam mendim 4.6% Vota total: 152 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?

