Lajme Zone
U vra në Sarandë/ Kush ishte Artan Murtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut” dhe saga e hakmarrjes pas atentatit të 2025-ës
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

U vra në Sarandë/ Kush ishte Artan Murtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut” dhe saga e hakmarrjes pas atentatit të 2025-ës

Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur në Sarandë me nofkën “Tani Ruzhdiut”, u ekzekutua me armë zjarri mesditën e sotme në qendër të qytetit. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj. Autorët dyshohet se ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor. Pas atentatit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e ty

Artan Murtaj, 44 vjeç, i njohur në Sarandë me nofkën “Tani Ruzhdiut”, u ekzekutua me armë zjarri mesditën e sotme në qendër të qytetit. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj. Autorët dyshohet se ishin dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor. Pas atentatit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Murtaj ishte një emër i njohur për autoritetet për shkak të precedentëve penalë. Ai ishte përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, banues në Kamëz.

Sipas hetimeve për atë ngjarje, autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto, ndërsa Murtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj dyshohet se e ndihmuan atë pas ngjarjes dhe gjatë largimit.

Ngjarja e vitit të kaluar u pasua nga një seri episodesh të dhunshme në Sarandë. Në këtë kuadër, Isuf Jacaj, babai i Klaus Jacajt, u vra me tritol, ndërsa pati edhe një rast të dëmtimit të pronës së Ramadan Zotos.

Për plagosjen e vitit 2025, Ramadan Zoto ndodhet në burg. Ndërkohë, Murtaj dhe Klaus Jacaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, ishin liruar para pak kohësh. Në kërkim vijon të jetë Erjon Canaj.

Artan Murtaj rezulton gjithashtu i dënuar më herët për “vjedhje” dhe, sipas të dhënave të bëra publike, njihej nga autoritetet edhe për përdorim të lëndëve narkotike. Atentati në Sarandë, kush është 42-vjeçari që u ekzekutua sot

20 Shtator, 10:30 Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

20 Shtator, 10:14 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm