Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U sulmua me vezë nga protestues në New York, reagon Rama: Flamurin kombëtar e kam ngritur më lart se kurrë, asgjë s’më ndal për ta çuar në majën e BE


Rama shprehet se vetëpastrimi i sistemit është një nga rezultatet më të mëdha dhe sot Shqipëria nuk është më një vend i mbytur në “kënetën e korrupsionit.”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në X për një video të postuar nga protestuesit në New York që e kanë pritur me vezë. Rama u thotë se flamurin kombëtar me të cilin ata mbulohen, e ka ngritur më lart se kurrë dhe asgjë nuk do ta ndalë në misionin e tij për ta çuar në BE. Më tej shton se vetëpastrimi i sistemit është një nga rezultatet më të mëdha dhe sot Shqipëria nuk është më një vend i mbytur në “kënetën e korrupsionit.” LEXO EDHE:Rama nga New York: SHBA dhe Europa s’kanë qenë kurrë më në ndasi sesa sot! Kryeministri shprehet se BE e vlerëson gjithnjë e më shumë Shqipërinë për luftën ndaj korrupsionit dhe “pulat histerike” që u shërbejnë pazareve politike e mediatike, “i gënjen mendja” se do ta ndalin. “Këtyre që mbulohen me flamurin kombëtar dhe çarten rrugëve si pula histerike, u them vetëm se atë flamur e kam ngritur më lart se çka qenë kurrë ndonjëherë në sytë e botës. Kurse atyre që kujtojnë se do më ndalin me baltë, vezë dhe jargë, në misionin tim për ta çuar flamurin tonë në majën e Europës së Bashkuar, u them se nëse për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, kemi një sistem institucional që shfaq aftësi vetëpastrimi, kjo është një arritje e madhe që nuk ka rënë nga qielli po ka ardhur pikërisht si një nga rezultatet e këtij misioni! Dhe le ta dëgjojnë e ta mbajnë mirë vath në vesh meqë kujtojnë se mposhtem unë dot me “bombat çudibërëse” që amplifikojnë në kupë të qiellit ditë e natë fjalën korrupsion: Në një vend që është i mbytur në kënetën e korrupsionit, nuk ka luftë frontale e as rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe atë vend e kemi jetuar ne, që të gjithë, deri kur unë me partinë time e kthyem rrotën e drejtësisë nga barazia e të gjithëve para ligjit! Sot Shqipëria nuk është më ai vend e prandaj edhe Bashkimi Europian e çmon gjithnjë e më shumë Shqipërinë për këtë luftë, ndërkohë që pulat histerike të katundit tonë kakarisin e hedhin vezë në ajër për llogari të gjelave tallagjarë të pazarit politik e mediatik, të cilët i gënjen mendja sa një vezë, se do të më ndalin mua me llogjet e pafundme për korrupsionin që po luftohet nga vetë sistemi që po ndërtojmë, apo me sharjet e mallkimet folklorike si të këtij sqepit bashkëngjitur, që e shkruan shqipen me këmbët e pulës”, shkruan Rama. Lajm në përditësim... P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise SHBA edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

22 Shtator, 16:08

Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.5% Jo 42% Disi 11.5% Vota total: 3832 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08 Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?