Lajme Zone
U shpall fajtor për 114 akuza, Guardiola në mbrojtje të Manchester City-t: Do ta kalojmë sëbashku këtë moment
SportReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U shpall fajtor për 114 akuza, Guardiola në mbrojtje të Manchester City-t: Do ta kalojmë sëbashku këtë moment

Ende nuk ka një vendim se sa do të dënohet edhe pse klubi është shpallur fajtor. Megjithatë kur vendimi të jepet klubi mund të apelojë dhe ka njoftuar se do ta bëjë diçka të tillë.

Shpallja të fajshëm Manchester City-n për 114 nga 115 akuzat e ngritura nga Premier League vijon të prodhojë zhurmë në Angli. Shumë, vendimin e komisionit të pavarur që ka hetur çështjen, e lidhin edhe me largimin e Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll që ka drejtuar Manchester City-t për 10 vite, nga 2016 deri në 2026, u largua në verë duke i lënë vendin Enzo Maresca-s. Mirëpo ka mjaft zëra që thon se shpallja e vendimit u bë tani, me qëllim që të mos bëhej pis Pe Guardiola. Megjithatë duket se vetë spanjolli nuk dëshiron të fshihet. Me anë të një letre ai i është drejtuar tifozëve të Manchester City-t me këto fjalë: LEXO edhe...Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, rrezikon rënien nga Premier League! Vendimi pas ikjes së Guardiolës “Dua që çdo tifoz i Manchester City-t ta dijë se unë jam këtu, më shumë se çdo herë tjetër. Unë jam, kam qenë dhe do të jemë gjithmonë në mbështetje të klubit tim…pronarëve, presidentit, Ferrani-t, lojtarëve, stafit, Enzo Maresca-s dhe juve, që jeni tifozë unikë. Më lejoni të jem i qartë: ‘do ta kalojmë këtë sebashku’,”-thotë Guardiola. Reagimi i Guardiolës erdhi pas një qëndrimi të fortë që mbajeti CEO i Premier League Richard Masters: “Vendimi konfirmon faktet se çfarë ka ndodhur te Manchester City. Ai detajon se si klubi i ka shkellur sistematikisht rregullat e Premier League për afërsisht një dekadë. Ai konfirmon gjithashtu se sa i drejtë ishte vendimi i Premier League për ta ndjekur këtë çështje kundër Manchester City-t. Edhe pse ky proces ka qenë i gjatë dhe i vështirë. Është një përgjegjësi kyçe e Premier League-s të sigurojë që rregullat, të miratuara nga vetë klubet, të respektohen për të mbrojtur integritetin e garës. Është thelbësore që Liga të mbetet konkurruese dhe e drejtë për të gjitha klubet dhe për tifozët. Kjo çështje disiplinore dhe ky vendim janë më të rëndësishmit në historinë e Premier League.” Manchester City u shpall fajtor duke nisur nga sezoni 2009/2010 deri në 2017/2018, për akuzat: City organizoi kontrata "fiktive" (të cilat paraqisnin në mënyrë të pasaktë marrëveshjen reale midis palëve) me një sërë partnerësh tregtarë, si dhe u mbështet në marrëveshje "fiktive" me të tjerë, për të fryrë artificialisht të ardhurat e klubit dhe për të ulur kostot e tij. - Klubi dorëzoi pasqyra financiare të pasakta dhe fshehu gjendjen reale të financave të tij nga auditorët dhe rregullatorët e futbollit. - Manchester City shkeli në mënyrë të konsiderueshme kufijtë e shpenzimeve si të Premier League, ashtu edhe të UEFA-s. - Gjatë hetimit të Premier League, Manchester City kreu shkelje të shumta të detyrimeve për bashkëpunim dhe parimit të mirëbesimit të plotë ndaj Ligës (tri nga katër shkeljet e pretenduara u konfirmuan si të vërteta). Ne.k./ReportTv.al Pep Guardiola premier league Manchester City Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 84.4% Jo 9.4% Jam i/e dyzyuar 6.3% Vota total: 32 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?