Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, merr pjesë në Konventën Evropiane të Shefave të Policisë (EPCC), që u zhvillua në Hagë, Holandë. Para nisjes së konferencës, Drejtor Hita u prit në një takim të veçantë nga Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Jürgen Ebner. LEXO edhe...Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 të arrestuar (VIDEO) I pranishëm gjatë këtij takimi ishte dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Holandës, Artur Kuko. Policia njofton se Drejtori Ekzekutiv në detyrë i Europolit, Ebner, e uroi Drejtor Hitën, për detyrën, dhe përshëndeti vendosmërinë e treguar gjatë këtyre muajve, për thellimin e bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë. Po ashtu sipas 'Bluve', ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, si një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe vlerësoi punën dhe angazhimin e Zyrës Ndërlidhëse të Shqipërisë në Europol, rritjen e bashkëpunimit operacional, të reflektuar në rritjen e numrit të informacioneve të shkëmbyera, hetimeve të përbashkëta dhe angazhimit në mekanizmat e EUROPOL-it dhe EMPACT. Ebner theksoi se këto rezultate janë arritur falë profesionalizmit dhe besueshmërisë gjithnjë në rritje të Policisë së Shtetit, duke e pozicionuar Shqipërinë në një nivel të barabartë bashkëpunimi dhe besueshmërie me homologët evropianë. Hita falënderoi Ebner, për pritjen, vlerësimin dhe besimin që EUROPOL-i ka për Policinë shqiptare dhe theksoi se mbështetja e EUROPOL-it, përmes ekspertizës, bazës logjistike, shkëmbimit në kohë të informacionit, hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta, është e domosdoshme dhe i shërben qëllimit të përbashkët, goditjes pa kompromis të krimit të organizuar. “Dua t’ju siguroj se vizioni im në drejtimin e Policisë së Shtetit është i qartë dhe i mirorientuar: bashkëpunim i ngushtë, pa barriera, me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, si dhe me policitë partnere, duke kontribuuar denjësisht për sigurinë evropiane. Jemi në luftë me krimin e kohëve moderne, ku teknologjia, ashtu siç na shërben neve, i shërben edhe krimit, i cili përditë e më shumë po globalizohet. Ndaj, është shumë i rëndësishëm forcimi i kapaciteteve profesionale dhe operacionale, duke vepruar me partnerët, pa barriera. Kjo është mënyra e duhur për të pasur sukses në misionin tonë. Ju falënderoj për mikpritjen dhe uroj punime të suksesshme të Konventës Evropiane të Shefave të Policisë, një konventë me rëndësi shumëdimensionale në interes të sundimit të ligjit”, tha mes të tjerash Hita. R.Xh/ReportTv.al Skënder Hita policia e shtetit Jürgen Ebner europol hagë Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 84.4% Jo 9.4% Jam i/e dyzyuar 6.3% Vota total: 32 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
