Me ndihmën e Adri Mehmetit Amerika e drejtuar nga Maurizio Pochetino ka vendosur një rekord në ndeshjen miqësore kundër Kilit të përfunduar me shifrat 4-2. Në duelin miqësor të 30 shtatorit, 11-shja që zbriti në fushë, ishte kombëtarja me moshën më të re në histori. Kundër Kilit mosha masatare e Amerikës ishte 23 vjeç e 1 muaj. Ndihmë të madhe për këtë rekord dha Adri Memhmeti, futbollisti 17-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili zgjodhi përfaqësuesen e drejtuar nga Pochetino para asaj të Shqipërisë. LEXO edhe...'Me San Marinon morëm atë që deshëm', Sherri e Mitaj: Finlanda vendimtare! Debutimi si kuqezi, Qefalija: Ndjenjë e papërshkrueshme Megjithatë Mehmeti ka ende mundësi të luajë me Shqipërinë. Për këtë e ndihmon rregullorja e FIFA-s, që nuk llogarit ndeshjet miqësore, ndërsa një futbollist mund të ndryshojë kombëtare nën moshën 21 vjeç nëse nuk ka bërë 4 ndeshje zyrtare me kombëtaren që largohet. Mesfushori me origjinë nga Saranda është titullar i padiskutueshëm te Nju Jork në MLS. Në kampionat regjistron një gol dhe katër asistime. Ne.k./ReportTv.al Adri Mehmeti SHBA maurizio pochetino kombetarja shqiptare Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.8% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 4621 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

