Lajme Zone
U shndërrua në kopjen e së motrës dhe përdori identitetin e saj për 8 vite, si u zbulua i arratisuri në Turqi
BotëGazeta Tema

U shndërrua në kopjen e së motrës dhe përdori identitetin e saj për 8 vite, si u zbulua i arratisuri në Turqi

Një histori e pazakontë vjen nga Turqia, ku një 45-vjeçar u arrestua në Stamboll pasi kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për tetë vite, duke përdorur identitetin e motrës së tij.

Një histori e pazakontë vjen nga Turqia, ku një 45-vjeçar u arrestua në Stamboll pasi kishte arritur t’i shmangej drejtësisë për tetë vite, duke përdorur identitetin e motrës së tij.

Bëhet fjalë për Tuğrul Başar, i dënuar për tre grabitje të kryera në vitin 2010. Ai ishte arratisur në vitin 2018 për të mos vuajtur dënimin me burg dhe që prej asaj kohe autoritetet nuk kishin arritur ta lokalizonin.

Sipas mediave turke, gjatë viteve të arratisë ai kishte ndryshuar tërësisht pamjen e jashtme, vishej si grua dhe përdorte dokumentet e identifikimit të së motrës për të fshehur identitetin e tij të vërtetë.

Arratisja përfi gjatë një operacioni policor në lagjen Kadıköy të Stambollit. Në momentin e ndalimit, 45-vjeçari kishte me vete kartën e identitetit të motrës, por gjurmët e gishtërinjve zbuluan se kush ishte në të vërtetë.

Pas verifikimit të identitetit, ai u arrestua për të vuajtur dënimin e mbetur. Sipas raportimeve, përdorimi i dokumenteve të një personi tjetër do të ndiqet edhe si shkelje më vete.

Rasti ka tërhequr vëmendjen për mënyrën e pazakontë me të cilën ai kishte arritur të fshihej nga autoritetet për kaq shumë vite.