Lajme Zone
U rikthyen në Bundesligë pas tre vitesh, 100 mijë fansa të Schalkes dalin në rrugë! 40 mijë fanella shiten për tre orë
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

U rikthyen në Bundesligë pas tre vitesh, 100 mijë fansa të Schalkes dalin në rrugë! 40 mijë fanella shiten për tre orë

'Uria' për sukses dhe mungesa prej tre vitesh në elitën e futbollit gjerman ka bërë që fansat e Schalke 04 të dynden në eventin zyrtar të hapjes së sezonit.

Pas tre vitesh mungesë, Schalke 04 është rikthyer në Bundesligë dhe entuziazmi në 'Gelsenkirchen' ka kaluar çdo pritshmëri. Tifozët e “Minatorëve” kanë dhënë një tjetër dëshmi të dashurisë së tyre për klubin, vetëm pak javë para startit të sezonit. Kampionati gjerman nis në fund të gushtit, por atmosfera në 'Gelsenkirchen' tashmë është elektrizuese. Rikthimi i një prej klubeve më të titulluara në historinë e futbollit gjerman ka zgjuar një entuziazëm të jashtëzakonshëm te tifozët e Schalke 04. Klubi bën me dije se në eventin zyrtar të çeljes së sezonit, ishin më shumë se 100 mijë fansa në rrugë. Mungesa tre vjeçare në elitën e futbollit gjerman duket se ka shtuar edhe më shumë “urinë” e tifozërisë. Në fillim të javës, me nisjen e shitjes së biletave për dy ndeshjet e para në shtëpi, tifozët u rreshtuan për ditë me radhë pranë selisë së klubit. LEXO EDHE:Dështoi në testet mjekësore te Leipzig, Fisnik Asllani merr mbështetjen e Hoffenheim: Jemi me të, fizikisht është shumë mirë Por kulmi erdhi kur klubi prezantoi fanellën e re për ndeshjet në transfertë. Radha e tifozëve u shtri për qindra metra, ndërsa kërkesa për fanellën e re ishte e jashtëzakonshme. Sipas të përditshmes gjermane “WAZ”, Schalke arriti të shesë plot 40 mijë fanella në gati tre orë. Ky është një rekord absolut për klubin, pasi bëhet fjalë për numrin më të lartë të fanellave të shitura brenda një dite. Entuziazmi i tifozëve solli edhe një problem të papritur, dyqani zyrtar i klubit u boshatis plotësisht. Schalke tashmë duhet të presë furnizimet e reja. ndërsa tifozët që nuk arritën të siguronin fanellën e shumëkërkuar do të duhet të presin për furnizimin e radhës. ? SCHALKE-TACH ⚪️ pic.twitter.com/nKvDhz1xg0 — FC Schalke 04 (@s04) August 8, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: gjermani Bundesliga Schalke Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 4145 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?