Dusan Vlahovic ka dhënë sinjalet e para të raportit me Besiktasit. Serbi është lodhur duke pritur gjatë, ka shumë dëshirë të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe për këtë arsye mund të përshpejtojë bisedimet për të arritur një marrëveshje me klubin turk, i cili ka treguar vendosmërinë më të madhe për ta transferuar. Në aksin Beograd - Stamboll peshon edhe prania e një personi të njohur për sulmuesin, Vincenzo Italianos, trajnerit që te Fiorentina i dha mundësinë Vlahovicit të spikaste dhe të tërhiqte vëmendjen e një klubi të madh si Juventusi. LEXO edhe...VIDEO/ Osimhen del nga vetja, grushte kundër mbrojtësit të Villarreal në miqësore! Spanjollët fitojnë 1-2 në Stamboll NEGOCIATAT - Italiano telefonon Vlahovicin dhe tani Dusani përgjigjet. Pak i zhgënjyer nga trajtimi i ftohtë që i rezervuan drejtuesit e rinj të Juventusit (Carnevali nuk e ka telefonuar kurrë, pavarësisht se i pëlqente Spallettit), por shumë më i përqendruar te dëshira për t’u rikthyer në nivelet e tij, në një ambient që do të ishte gati ta priste si një lojtar të nivelit të lartë. Pas fjalëve të fundit të presidentit të Besiktasit, Serdal Adali (“Vlahovic? Po punojmë, po diskutojmë”), klubi turk ka kaluar në fazën e presionit ndaj babait të Dusanit, Milos, si dhe ndaj agjentëve të tij, të cilët në këtë fazë po punojnë për të gjetur një marrëveshje përfundimtare në të gjitha aspektet. PAGA - Oferta e Besiktasit pasqyron ambiciet e futbollistit dhe kërkesat e tij fillestare. Bëhet fjalë për një pagë vjetore me dy shifra (10 milionë euro), plus një bonus firme, i cili në thelb llogaritet sa një pagë vjetore shtesë dhe do t’i bashkëngjitej një kontrate katër vjeçare. Diskutimi shtrihet më pas edhe te çështja e bonuseve të lidhura me objektivat personale dhe të skuadrës, ku pjesa e parë duhet të ndahet me kujdes në kategori të ndryshme. Vlahovic, në kërkim të shkëndijës që do ta rikthente në nivelet e larta në futbollin elitar, në Stamboll mund të mbështetet te një trajner që e di shumë mirë se si të nxjerrë më të mirën prej tij, Vincenzo Italiano. S.Dh/ReportTv.al Besiktas turqi dusan vlahovic Vincenzo Italiano Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.6% Vota total: 4199 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

