Lajme Zone
Pas deklaratës së Zelensky-t për Kosovën, Prishtina heq banderolën me mbishkrimin 'Free Ukraine', Përparim Rama: Shteti ynë duhet të respektohet
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Pas deklaratës së Zelensky-t për Kosovën, Prishtina heq banderolën me mbishkrimin 'Free Ukraine', Përparim Rama: Shteti ynë duhet të respektohet

Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ka sjellë reagimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit publikoi një video nga qendra e Prishtinës, ku shihet se po hiqet mbishkrimi "Free Ukraine", i vendosur më herët në shenjë solidariteti me Ukrainën. LEXO edhe... Pas deklaratave kundër Kosovës në

Deklarata e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës ka sjellë reagimin e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama. Ky i fundit publikoi një video nga qendra e Prishtinës, ku shihet se po hiqet mbishkrimi "Free Ukraine", i vendosur më herët në shenjë solidariteti me Ukrainën. LEXO edhe... Pas deklaratave kundër Kosovës në Beograd, veteranët e UÇK e i përgjigjen Zelensky-t: Deklarata juaj anti-Kosovë tregon profesionin që kishit "Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë", shkroi Rama në rrjetet sociale. Ai theksoi se solidariteti i Kosovës me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekutim mbetet i palëkundur, por shtoi se kjo nuk mund të bëhet në kurriz të shtetësisë së Kosovës. "Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim. Sepse ne, më mirë se shumë të tjerë, e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet. Por asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar shtetësinë e Kosovës dhe sakrificën e popullit të saj", u shpreh ai. Reagimi vjen një ditë pasi Zelensky, gjatë vizitës në Beograd, deklaroi se politika e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës mbetet e pandryshuar. U.D/ReportTv.al perparim rama prishtine kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61% Nuk e di 4.7% Vota total: 4147 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?