Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

36 orë pa pushim në betejë me flakët, zjarrfikësi i Krujës për Report Tv: Në 11 vite punë, kurrë s’kam parë situatë kaq të vështirë (VIDEO)


Prej 36 orësh, zjarrfikësit e Krujës luftuan pa pushim me flakët. Efektivi Klodjan Ndreu thotë se në 11 vite punë nuk ishte përballur kurrë me një situatë kaq të vështirë.

Prej 36 orësh pa pushim, Klodjan Ndreu është në vijën e parë të betejës me flakët që rrethuan Krujën. Efektivi i repartit zjarrfikës të Krujës ishte një prej atyre që luftoi gjatë natës për të mos lejuar zjarrin të përpinte banesat. “Kjo ishte një situatë e jashtëzakonshme për qytetin tonë. Jemi përpjekur me të gjitha forcat. Turnet jashtë shërbimit ishin në gatishmëri të plotë. Kemi bërë të pamundurën për të evituar çdo rrezik të mundshëm”, rrëfen ai. Në 11 vite si zjarrfikës, thotë se nuk ishte përballur kurrë me një situatë të tillë në Krujë. Për orë të tëra, flakët avancuan drejt shtëpive, ndërsa efektivët luftuan për të shmangur atë që mund të kthehej në tragjedi. LEXO EDHE:Shtëpia iu rrezikua nga flakët në Krujë, banori rrëfen momentet e tmerrit: Asgjë s'mora me vete kur u largova (VIDEO) “Në 11 vite, s’kam pasur kurrë situatë kaq të vështirë në qytetin e Krujës. Ishte situatë e papërballueshme. Ne bëmë të pamundurën për të evituar çdo fatkeqësi, për djegien e banesave. Shyqyr nuk pati dëme në njerëz dhe e kaluam me sukses”, thekson ai. Lajmi kryesor: Flakët rrethuan Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Zjarri drejt shuarjes (PAMJE ME DRON) SI.E./Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Korce Klodjan Ndreu Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.3% Jo 61.1% Nuk e di 4.6% Vota total: 4199 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?