Lajme Zone
Një vit nga dita kur u godit News 24/ Gjekmarkaj: Është në këmbë duke bërë gazetari profesionale. Media nuk është armike e pushteit, por mburojë e qytetarit, mbështetja për të mbrojtje e të drejtës për informim
PolitikëBalkanWeb

Një vit nga dita kur u godit News 24/ Gjekmarkaj: Është në këmbë duke bërë gazetari profesionale. Media nuk është armike e pushteit, por mburojë e qytetarit, mbështetja për të mbrojtje e të drejtës për informim

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka risjellë në kujtesë sulmin shtetëror ndaj News 24 të kryer më 9 gushtin e vitit 2025. Sot, kur shënohet një vit nga kjo ngjarje Gjekmarkaj shprehet se News 24 është ende gjallë.

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka risjellë në kujtesë sulmin shtetëror ndaj News 24 të kryer më 9 gushtin e vitit 2025. Sot, kur shënohet një vit nga kjo ngjarje Gjekmarkaj shprehet se News 24 është ende gjallë. Ai deklaron se nuk mbështet thjesht një televizion, por të drejtat e gazetarëve për të ushtruar detyrën dhe të qytetarëve për t’u informuar.

Gjekmarkaj shprehet se News 24 është ende në këmbë duke bërë gazetari profesionale dhe sot më shumë se kurrë në një kohë që po protestohet dhe News 24 transmeton si media profesionale, duhet mbështetur si media e lirë dhe me gazetarë që kanë kurajo civile. “Një vit nga 9 gushti 2025, dita kur u godit News24, mbetet ende e gjallë një pyetje themelore: çfarë ndodh me demokracinë kur pushteti përpiqet të ti mbyllë gojen medias? Ajo degradon, forca e shoqerise dhe e individit relativizohet ! Re të zeza mbulojnë horizontin! Mbështetja për News24 nuk është thjesht mbështetje për një televizion apo një pronë!

Është mbështetje për të drejtën e gazetarit për të raportuar, për të drejtën e qytetarit për tu informuar dhe për lirinë e shtypit për të qenë përballë pushtetit, qeverise , mazhorances dhe Kryeministrit ! Mund të mbyllen dyer, të rrethohen godina dhe të ndërpritet një transmetim, por nuk mund të mbyllet fjala e lirë. Shqiperia nuk eshtë e gatshme ta pranojë këte! Një vit më pas, News24 është ende në këmbë, ende në terren dhe ende duke bërë gazetari profesionale! Në një demokraci, media e lirë nuk duhet perceptuar si armike e pushtetit. Ajo është mburojë e qytetarit dhe një nga kushtet themelore të lirisë. Në autokraci po ajo është objekt sulmi, shantazhi dhe represioni !

Sot, kur e gjithë Shqiperia zien dhe protetson , më shumë se kurrë, duhet të jemi në krah të medias se lirë e profesioniste, në krah te Neës24 dhe të çdo gazetari që me kurajo civile e intelektuale zgjedh të mos heshtë”, shprehet Gjekmarkaj. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb