Lajme Zone
U qëllua 30 herë me breshëri drejt makinës së tj, ky është Viktor Bardhi
PolitikëPolitiko

U qëllua 30 herë me breshëri drejt makinës së tj, ky është Viktor Bardhi

Viktor Bardhi, 65 vjeç, është personi që mbeti i vrarë në atentatin e një dite më parë në Ndërfushaz të Rrëshenit. Në momentin e ngjarjes, Bardhi ndodhej në zonë për shkak të detyrës së tij si punonjës i ujësjellësit. Sipas të dhënave, ai kishte shkuar në fshat për të kryer një ndërhyrje që lidhej me furnizimin me ujë të banorëve. Ekzekutimi i 65-vjeçarit dyshohet se lidhet me një konflikt të hers

Viktor Bardhi, 65 vjeç, është personi që mbeti i vrarë në atentatin e një dite më parë në Ndërfushaz të Rrëshenit. Në momentin e ngjarjes, Bardhi ndodhej në zonë për shkak të detyrës së tij si punonjës i ujësjellësit. Sipas të dhënave, ai kishte shkuar në fshat për të kryer një ndërhyrje që lidhej me furnizimin me ujë të banorëve.

Ekzekutimi i 65-vjeçarit dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm mes familjeve Bardhi dhe Reçi, përplasja mes të cilave është shoqëruar ndër vite me ngjarje të rënda kriminale dhe viktima.

Vrasja e fundit ka rikthyer në vëmendje historikun e këtij konflikti, ndërsa autorët dhe motivet e atentatit mbeten në hetim nga autoritetet. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm