Lajme Zone
U plagos në sy në protestë, përfundon me sukses operacioni i Erjon Vishkullit në Itali! Nxirret trupi i huaj, vijon rrugëtimi për rikthimin e shikimit! Qeveria miraton 5 milionë lekë për mjekimin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

U plagos në sy në protestë, përfundon me sukses operacioni i Erjon Vishkullit në Itali! Nxirret trupi i huaj, vijon rrugëtimi për rikthimin e shikimit! Qeveria miraton 5 milionë lekë për mjekimin

Ka rezultuar me sukses ndërhyrja në sy e Erjon Vishkullit, protestuesit të lënduar më 24 shtator. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njofton se 28-vjeçarit i është shpëtuar syri dhe nxjerrë trupi i huaj, pas ndërhyrjes së kryer në klinikën “Gemelli” në Romë. Rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit vijon. LEXO edhe...Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në 'fushë' A

Ka rezultuar me sukses ndërhyrja në sy e Erjon Vishkullit, protestuesit të lënduar më 24 shtator. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila njofton se 28-vjeçarit i është shpëtuar syri dhe nxjerrë trupi i huaj, pas ndërhyrjes së kryer në klinikën “Gemelli” në Romë. Rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit vijon. LEXO edhe...Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në 'fushë' AntiTerrori! Në hetim Gent Progni, linçoi policët! Protestuesi 'gazetar' mashtron se i rrezikohej jeta në 'GoFundMe' Bluzat e bardha kanë nxjerrë nga syri trupin e huaj , ku siç ka njoftuar më herët prokuroria e Tiranës, materiali do të sekuestrohet për t'u ekzaminuar se çfarë është, teksa dyshimet e para kanë qenë për plumb gome. Sot qeveria ka miratuar edhe mbështetje financiare prej 5 mln lekë për mjekimin e të riut. Erjon Vishkulli u lëndua në sy gjatë protestës kombëtare dhe u transportua me shpejtësi në spitalin e Traumës me makinën e Report Tv. Atje iu nënshtrua një ndërhyrjeje urgjente, ndërsa shteti mori përsipër shpenzimet për transportin me charter mjekësor dhe operacionin e dytë në Romë. Njoftimi i plotë: Sot qenka ditë lajmesh të mira! Pas kalimit në qeveri të paketës së re fiskale dhe të projektbuxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë eurove, kam marrë një lajm të mirë nga Roma. Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila i ka shpëtuar syrin djalit. Në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, me mirënjohje të thellë, falënderova profesor Stanislao Rizzon, i cili, me profesionalizëm të lartë, përkushtim dhe ndjeshmëri njerëzore, kreu me sukses ndërhyrjen. Ndërkohë, qeveria miratoi po sot edhe mbështetjen financiare për Erjonin. Përtej dijes dhe aftësive profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, ky bashkim forcash në emër të humanizmit, që i bën kaq të veçanta këto situata. Erjonit i uroj nga zemra shërim të mbarë dhe forcë në çdo hap të mëtejshëm. Suksesi i ndërhyrjes është një lajm i mirë, ndërsa rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim. Mirënjohje të sinqertë për profesor Rizzon për atë që bëri, si dhe përgëzime për familjen dhe miqtë e Erjonit! Lajm në përditësim... Ora 18:07 U plagos në sy gjatë protestës, qeveria miraton 5 milionë lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali Qeveria ka miratuar një fond prej 5 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e mjekimit të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy gjatë protestës së 24 shtatorit në Tiranë. Vendimi vjen në të njëjtën ditë kur i riu iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondi prej 5 milionë lekësh do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku po kurohet 28-vjeçari.Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, njoftoi se ndërhyrja kirurgjikale e Vishkullit në Itali ka përfunduar me sukses dhe se mjekët kanë arritur t'i shpëtojnë syrin. Gjatë operacionit është nxjerrë edhe trupi i huaj që ndodhej në sy, ndërsa procesi për rikthimin e shikimit do të vijojë.Erion Vishkulli u plagos gjatë protestës së 24 shtatorit dhe fillimisht mori ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, përpara se të dërgohej për trajtim të specializuar në Itali.Prokuroria e Tiranës ka njoftuar më herët se trupi i huaj i nxjerrë nga syri do të sekuestrohet për ekzaminim, për të përcaktuar natyrën e tij, pasi dyshimet fillestare kanë qenë se bëhej fjalë për një plumb gome.Vendimi i plotëV E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. ERION VISHKULLINë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.36, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Erion Vishkulli, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.K R Y E M I N I S T R I Share P.J/U.D/ReportTv.al Klodiana Spahiu protestat kunder qeverise Erjon Vishkulli Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.6% Jo 23.3% Nuk e di 3.1% Vota total: 4139 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?