Lajme Zone
Nga korrupsioni te protestat në Shqipëri/ Kongresmenët të shqetësuar, letër Rubios
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nga korrupsioni te protestat në Shqipëri/ Kongresmenët të shqetësuar, letër Rubios

Dy kongresmenë republikanë të SHBA-ve i kanë dërguar një l...

Dy kongresmenë republikanë të SHBA-ve i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio ku i shprehnin shqetësimet për gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ata i kërkojnë me ngulm administratës amerikane të shqyrtojë vendosjen e kufizimeve të vizave për qytetarët dhe zyrtarët e Shqipërisë, sidomos për ata të përfshirë në korrupsion.

Letra është hartuar nga Joe Wilson, republikan nga Karolina e Jugut. Bashkautorë është dhe Keith Self, republikan nga Teksasi dhe kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Dy kongresmenët amerikanë theksojnë në dokument se Shtetet e Bashkuara kanë investuar ndjeshëm në reformën në drejtësi në Shqipëri dhe duan të vazhdojnë me këtë ritëm. Ata i kërkojnë Departamentit të Shtetit të shqyrtojë përdorimin e nenit 7031 të legjislacionit amerikan, që parashikon kufizime në hyrje në SHBA për shtetas të huaj, që kanë të dhëna për përfshirje në korrupsion.

Wilson dhe Jeff argumentojnë se institucionet kundër korrupsionit duhet të jenë në gjendje të veprojnë pa ndërhyrje dhe mbrojtja e zyrtarëve mund të pengojë funksionimin e drejtësisë.

Një pjesë e rëndësishme e letrës lidhet me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Bazuar në artikullin e ‘Fox News”, kongresmenët kërkojnë informacion mbi zhvillimet e çështjes. Po ashtu në letër, theksohet dhe shqetësimi lidhur me situatën e protestave në Shqipëri ku sipas kongresmenit Joe Wilson qeveria përdor forcë të shtuar mbi qytetarët që kërkojnë llogaridhënie dhe institucione të pastra.

"Kongresi është thellësisht i shqetësuar për situatën në Shqipëri, pasi qeveria përdor forcë të tepruar kundër qytetarëve që kërkojnë llogaridhënie dhe institucione të pastra. Korrupsioni dhe trafikimi i drogës i lidhur me qeverinë Rama duhet të kundërshtohen", tha përfaqësuesi Wilson për Fox News Digital në një deklaratë./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.