Lajme Zone
Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri, Gjykata Supreme e Brazilit nuk pranon ankimimin e dytë
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri, Gjykata Supreme e Brazilit nuk pranon ankimimin e dytë

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka refuzuar ankimin e dytë të Ervin Matës kundër ekstradimit të tij drejt Shqipërisë. Sipas vendimit të Gjykatës Supreme Federale të Brazilit, vendimmarrja është marrë më 20 tetor 2026, në mënyrë unanime nga trupi i parë i gjykatës, me relator ministrin Alexandre de Moraes. LEXO edhe...I kërkuar nga operacioni 'Revanshi' për grup kriminal, ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa Avokatët e Ervin Matës pretenduan se vendimi i mëparshëm kishte lënë pa trajtuar disa çështje të ngritura nga mbrojtja. Mbrojtja kërkoi pezullimin e procedurës së ekstradimit, duke argumentuar se ishte ende në pritje të shqyrtimit një kërkesë e Ervin Matës për status refugjati në Brazil. Avokatët ngritën gjithashtu si argument faktin se ndaj Matës ishte hapur formalisht një hetim policor në Brazil. Pretendimi i tretë lidhej me juridiksionin, duke argumentuar se Shqipëria, si shteti që kishte kërkuar ekstradimin, nuk kishte kompetencë juridiksionale për zhvillimin e procedimit penal ndaj tij. Për këto arsye, mbrojtja kërkoi pranimin e ankimit deklarativ. Sipas relatorit Alexandre de Moraes, ankimi nuk paraqiste argumentim të mjaftueshëm për të evidentuar mangësi në vendimin e mëparshëm. Gjykata vlerësoi se vendimi ishte arsyetuar në mënyrë të plotë, ndërsa ankimi kishte karakter zvarritës dhe vononte përfundimin e procedurës së ekstradimit. Për këtë arsye, ankimi nuk u pranua për shqyrtim dhe gjykata urdhëroi certifikimin e vendimit si të formës së prerë, pa pritur publikimin e tij. Gjykata Supreme Federale e Brazilit kishte miratuar më 21 gusht 2026 kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Vendimi u mor në mënyrë unanime, pas shqyrtimit të çështjes në seancën virtuale të zhvilluar nga 14 deri më 21 gusht. / TCH Xh.K/ReportTv.al ervin mata Brazil ekstradim Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.7% Jo 23.2% Nuk e di 3.1% Vota total: 4239 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?