Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë. Ai ishte në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit 'Revanshi', pasi akuzohet për sigurimin e kushteve dhe të mjeteve materiale për vrasjen e Hamza Terziut në 2020-ën. Gjokrosa, pjesë e grupit të Tori Xheçukës, akuzohet gjithashtu për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. LEXO edhe...Ervin Mata drejt ekstradimit në Shqipëri, Gjykata Supreme e Brazilit nuk pranon ankimimin e dytë Njoftimi u policisë Ekstradohet nga Gjermania Ardit Gjokrosa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit, Hamza Terziu, kryer në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80 e 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2-të i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/P.J/ReportTv.al revanshi spak ekstradim Ardit Gjokrosa hamza terziu Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.6% Nuk e di 3% Vota total: 4336 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

