Lajme Zone
Vrasja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë: Gjumi s’ka me ju marrë! Kërkohet dorëheqjen e ministrave Gërvalla e Sveçla
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë: Gjumi s’ka me ju marrë! Kërkohet dorëheqjen e ministrave Gërvalla e Sveçla

Me pankartat “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me iu dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, është protestuar në Prishtinë në reagim kundër vrasjes së grave. Protesta u zhvillua pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Pejë. Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit G

Me pankartat “Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me iu dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, është protestuar në Prishtinë në reagim kundër vrasjes së grave. Protesta u zhvillua pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Pejë. Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës. LEXO edhe...I vëllai i vrau ish-gruan me sëpatë, Jeton Sylaj: Jam munduar ta parandaloj! Kundërshton arrestin me burg: Duhet të kujdesem për djalin Te Ministria e Drejtësisë ata kërkuan dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. “Më shumë dënohesh nëse e vjedh një çokollatë në market se sa kur dhunon një grua”, ka thënë një prej organizatoreve të protestës. Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në fjalimin e saj para ndërtesës së Qeverisë ka thënë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat, e prej kërkesave është shkarkimi i ministres Gërvalla dhe ministrit Sveçla. Po ashtu ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, që u vra nga ish-kunati i saj. “Nëse Arlinda ka qenë dëshmore, siç ka thënë Kurti, atëherë ne jemi ushtare që kemi me ja pru fundin kësaj qeverie. Nuk kemi me lënë kurrë pa livrit derisa ky shtet me ia nis me marrë seriozisht jetën e grave e me ja nis me i trajtu si njerëz”, tha Sijarina. Para godinës së qeverisë janë ndezur fishekzjarrë ndërsa dyert janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe. Janë vendosur edhe foto të montuara të ministres Gërvalla me sëpatë në dorë. Thirrjet “dorëheqje, dorëheqje” kanë mbizotëruar. Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta do të vazhdojë edhe nesër në orën 16:00./Koha P.J/ReportTv.al Xhelal Sveçla Donika Gërvalla Liridona Sijarina Arlinda Zekaj proteste kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.4% Jo 23.6% Nuk e di 3% Vota total: 4423 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?