28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua dje në syrin e majtë gjatë protestës së dhunshme, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Traumës. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe QSUT, për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit. LEXO edhe...Altin Ketro: Kur selia e partisë bëhet prapavijë e dhunës Burime për Report Tv thonë se nuk përjashtohet mundësia që i riu të dërgohet për trajtim të specializuar jashtë vendit. Ndërkohë burime nga bluzat e bardha shtuan se ka shumë punë përpara deri në rikuperimin e gjendjes dhe aktualisht nuk mund të thuhet a e ka humbur shikimin në njërin sy, sepse duhet pritur 48-orë nga ndërhyrja e parë. I riu Vishkulli dyshohet se u plagos gjatë protestës me plumb gome të gjuajtur nga efektivët e Policisë, por kjo gjë ende nuk është e konfirmuar, ndërkohë që hetimet vijojnë. Pas dëmtimit në Sheshin Skënderbej, Vishkulli u dërgua në Spitalin e Traumës me automjetin e Report TV. R.Xh/ReportTv.al erion vishkuli protestat kunder qeverise Tirane plagosje Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.5% Jo 78.6% Disi 2.9% Vota total: 14406 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

