Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar Partinë Demokratike dhe kreun e saj Sali Berishën.
Në një konferencë për shtyp, Rama u shpreh se në valën e dhunës gjatë protestës së një dite më parë, PD doli në ballë dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizmi me lëndë plasëse të dhunuesve.
Rama nënvizoi se kjo flamë do të shuhet patjetër.
Kryeministri theksoi nuk ka asnjë shans që dhunuesit t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të Sali Berishës apo ekstremistëve të ANTIFA-s. “Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës ku PD doli nga prapavija mu në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizmi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katërta anët dhe nga të gjitha burimet e kësaj flame antidemokratike.
Të jeni të sigurt se edhe këtë flamë fatkeqësie jo natyrore do ta shuajmë me patjetër.
Nga një anë me durim dhe vendosmëri përballë dhunuesve që nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD në një maskë dhune, te ekstremistëve të ANTIFA-s që verifikojnë dhunën kudo në Europën e sotme dhe duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian e që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentë, por që në fakt më shumë se sa studentë përfaqësojnë dhe vetë krimin e organizuar”, tha Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

