Lajme Zone
I kërkohet dorëheqja, Rama kërcënon protestuesit me paketën e masave ndëshkuese: Gjoba, burg dhe ‘libri i zi’
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

I kërkohet dorëheqja, Rama kërcënon protestuesit me paketën e masave ndëshkuese: Gjoba, burg dhe ‘libri i zi’

Kryeministri e ka paraqitur nismën si një instrument për të ndarë protestën paqësore nga dhuna. Por përmbajtja e disa propozimeve ngre një çështje tjetër, që nuk lidhet vetëm me ndëshkimin e atyre që djegin, thyejnë apo shkatërrojnë pronën publike dhe private. A mund të përdorë qeveria luftën kundër dhunës për të zgjeruar kompetencat e policisë ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta?

Edi Rama Edi Rama ka prezantuar një paketë me 6 masa kundër dhunës në protesta, por disa prej propozimeve shkojnë përtej ndëshkimit të personave që shkatërrojnë pronën apo sulmojnë policinë. Gjobat për pjesëmarrësit që qëndrojnë në tubime të dhunshme, regjistri elektronik i personave nën hetim dhe kontrollet për daljen jashtë vendit hapin një debat mbi kufijtë e kompetencave dhe garancitë kushtetuese të qytetarëve... Kryeministri Edi Rama ka vendosur t'u përgjigjet protestave të dhunshme në Tiranë me një paketë të re ligjore dhe administrative, e cila përfshin gjoba deri në 500 mijë lekë, ashpërsim të Kodit Penal, regjistrimin elektronik të personave nën hetim dhe masa për kontrollin e tyre në kufi.

Kryeministri e ka paraqitur nismën si një instrument për të ndarë protestën paqësore nga dhuna. Por përmbajtja e disa propozimeve ngre një çështje tjetër, që nuk lidhet vetëm me ndëshkimin e atyre që djegin, thyejnë apo shkatërrojnë pronën publike dhe private. A mund të përdorë qeveria luftën kundër dhunës për të zgjeruar kompetencat e policisë ndaj qytetarëve që marrin pjesë në protesta?

Rama paralajmëroi ashpërsimin e Kodit Penal, dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, kontrolle në kufi dhe masa kundër nxitjes së dhunës në rrjetet sociale. Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe përgjegjësinë e prindërve për dëmet e shkaktuara nga të miturit.

Rama prezantoi paketën me 6 instrumente ligjore dhe administrative, që synojnë parandalimin dhe ndëshkimin e akteve të dhunës gjatë protestave dhe tubimeve publike. Masat e paralajmëruara vijnë pas protestave të dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë dhe përfshijnë gjoba, ashpërsim të dënimeve penale, krijimin e një regjistri elektronik dhe mekanizma për dëmshpërblimin e pronave të dëmtuara.

Sipas kreut të qeverisë, paketa është hartuar në bashkëpunim me partnerë europianë dhe mbështetet në praktikat ligjore të vendeve si Franca dhe Italia.

“Protesta qytetare mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari”, deklaroi Rama, duke theksuar se përgjegjësia për aktet e dhunshme do të jetë individuale.

Megjithëse kryeministri prezantoi masat kryesore, nga materiali i deklaratave nuk rezulton një afat i përcaktuar për paraqitjen dhe miratimin e ndryshimeve ligjore.

Gjithashtu, mbeten për t'u sqaruar kriteret për përfshirjen e personave në regjistrin elektronik, procedurat për kufizimin e daljes jashtë vendit dhe garancitë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Masat e prezantuara përfshijnë si kompetenca që qeveria thotë se ekzistojnë aktualisht, ashtu edhe dispozita të reja që kërkojnë miratim përpara se të hyjnë në fuqi. Pas 12 ditësh protesta, Rama nuk "e vë ujin në zjarr": Kush kërkon dorëheqjen time gabon

25 Tetor, 11:44 Rama paralajmëron “furtunë” ndaj protestuesve të dhunshëm: Burg, regjistër special dhe bllokim në kufi

25 Tetor, 11:43 “Kush thyen, paguan”/ Rama synon të frenojë protestat përmes gjobave, për të miturit paguajnë prindërit

25 Tetor, 11:34 Nga molotovët te gjobat deri në 500 mijë lekë, Rama i delegon policisë më shumë pushtet mbi protestat

25 Tetor, 11:30 Dëmshpërblim deri në 100% për bizneset e dëmtuara

Një nga masat kryesore të prezantuara parashikon kompensimin financiar të bizneseve që pësojnë dëme gjatë protestave.

Sipas propozimit, shteti do të mbulojë 100% të dëmit për bizneset e vogla dhe 70% për bizneset e mëdha.

Paralelisht, qeveria synon të zbatojë parimin “Kush thyen, paguan”, përmes të cilit personat përgjegjës për shkatërrimin e pronës do të detyrohen të mbulojnë dëmet e shkaktuara.

Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia financiare do t'u kalojë prindërve ose kujdestarëve ligjorë.

Gjoba deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrësit në tubime të dhunshme

Paketa parashikon sanksione edhe për personat që qëndrojnë në një grumbullim, megjithëse janë të vetëdijshëm se përreth tyre po ushtrohet dhunë dhe po shkatërrohet prona.

Sipas Ramës, gjoba për këto raste mund të arrijë deri në 500 mijë lekë.

Nga kjo masë, sipas prezantimit, përjashtohen gazetarët, personeli mjekësor, vëzhguesit, punonjësit në detyrë dhe kalimtarët.

Ndryshimet e propozuara në ligjin për tubimet parashikojnë gjithashtu gjoba për pjesëmarrjen në tubime pa leje dhe mosrespektimin e urdhrave për shpërndarje, ndërsa për bllokimin e qarkullimit është përmendur një gjobë prej 5 mijë lekësh.

Kryeministri deklaroi se masat do të zbatohen për të gjitha grumbullimet, përfshirë aktivitetet sportive ku shkaktohen dëme në pronën publike ose private.

Regjistër elektronik dhe kontrolle për daljen jashtë vendit

Një tjetër instrument i paralajmëruar është krijimi, përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave, i një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit dhe rendit publik.

Regjistri do të administrohet nga Policia e Shtetit dhe do të përmbajë të dhënat identifikuese të personave të përfshirë.

Rama deklaroi se Policia Kufitare do të ushtrojë kompetencat ligjore për të penguar daljen nga vendi të personave që synojnë t'u shmangen përgjegjësive penale.

Sipas tij, autoritetet shqiptare mund të njoftojnë edhe institucionet e vendeve të tjera për rrezikshmërinë që pretendohet se paraqesin persona të caktuar.

Ndëshkime për maskimin dhe mbajtjen e sendeve të rrezikshme

Ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Penal përfshijnë dispozita të reja për personat që fshehin identitetin gjatë protestave të dhunshme.

Sipas propozimeve, mbajtja e maskës në rrethana të lidhura me ushtrimin e dhunës mund të ndëshkohet me gjobë ose burgim deri në gjashtë muaj.

Personat që kapen me armë apo sende të tjera të ndaluara, në rrethanat e përcaktuara nga dispozitat e propozuara, mund të përballen me dënime deri në dy vite burg.

Paketa synon gjithashtu rritjen e dënimeve për shkatërrimin e pronës, veçanërisht kur preken shkolla ose objekte të tjera të rëndësisë publike.

Përjashtime nga masat për mbulimin e fytyrës janë paralajmëruar për arsye fetare dhe shëndetësore.

Rrjetet sociale dhe inteligjenca artificiale

Qeveria propozon edhe ndërhyrje në legjislacion për të adresuar thirrjet për dhunë në rrjetet sociale.

Sipas Ramës, kur policia identifikon përmbajtje që nxisin dhunë, do t'u kërkojë autorëve fshirjen e tyre. Në rast mosrespektimi, mund të ndërmerren veprime të mëtejshme ligjore.

Ndëshkimet parashikohen të jenë më të ashpra kur thirrjet u drejtohen fëmijëve ose kur pas tyre ndodhin akte dhune.

Ndryshimet përfshijnë edhe kanosjet në internet, publikimin e të dhënave që ekspozojnë persona ndaj sulmeve dhe përdorimin e përmbajtjeve të falsifikuara me inteligjencë artificiale për të dëmtuar individë.

Kryeministri deklaroi se gazetaria, kritika politike dhe satira nuk do të jenë objekt i këtyre dispozitave, sipas përjashtimeve të parashikuara në propozime.

Kod etike për mësuesit dhe perimetra sigurie

Paketa përfshin edhe masa në sistemin arsimor. Sipas Ramës, mësuesit që përdorin autoritetin e tyre për të përfshirë nxënësit në protesta të paligjshme mund të përballen me pezullim ose përjashtim nga detyra.

Ndërkohë, ndryshimet në ligjin për tubimet synojnë t'i japin policisë kompetenca të reja parandaluese, përfshirë vendosjen e perimetrave të sigurisë rreth objekteve të ndjeshme.

Rama këmbënguli se paketa nuk synon kufizimin e lirisë së tubimit dhe të shprehjes, por ndëshkimin e veprimeve të dhunshme dhe të personave përgjegjës. /Pamfleti/rama paketa protestues Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Pas 12 ditësh protesta, Rama nuk "e vë ujin në zjarr": Kush kërkon dorëheqjen time gabon 25 Tetor 2026, 11:4411:44Politike “Kush thyen, paguan”/ Rama synon të frenojë protestat përmes gjobave, për të miturit paguajnë prindërit 25 Tetor 2026, 11:3211:32Politike Nga molotovët te gjobat deri në 500 mijë lekë, Rama i delegon policisë më shumë pushtet mbi protestat 25 Tetor 2026, 11:3011:30Politike Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama fajëson sërish PD-në: Ekstremistë 'Antifa' dhe duar të huaja 25 Tetor 2026, 11:2511:25Politike Koçeku në Kongresin e Demokratëve Europianë: Europa për shqiptarët është demokraci, drejtësi dhe liri 25 Tetor 2026, 11:1611:16Politike Zgjedhjet në Serbi, Ferit Hoxha mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Dilni dhe votoni! 25 Tetor 2026, 09:1009:10Politike