Lajme Zone
Rama prezantoi paketën ligjore kundër protestave të dhunshme, Bardhi: Antikushtetuese! Kryeministri i gatshëm të burgosë këdo që i rrezikon pushtetin
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Rama prezantoi paketën ligjore kundër protestave të dhunshme, Bardhi: Antikushtetuese! Kryeministri i gatshëm të burgosë këdo që i rrezikon pushtetin

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar paketën e re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama kundër protestave të dhunshme, si shpallje të diktaturës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se sot Rama mori përsipër përgjegjësinë për dhunën policore ndaj studentëve e të rinjve, duke paralajmëruar sipas tij, se ‘do t’ia nxjerrë sytë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar paketën e re ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama kundër protestave të dhunshme, si shpallje të diktaturës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi ka shkruar se sot Rama mori përsipër përgjegjësinë për dhunën policore ndaj studentëve e të rinjve, duke paralajmëruar sipas tij, se ‘do t’ia nxjerrë sytë kujtdo që proteston’. LEXO edhe...Protesta e dhunshme në Tiranë, Demo: Të hetohet kush qëndron pas akteve të dhunës, edhe nëse ka lidhje politike! Bardhi thekson se sot Rama është më i dobët se kurrë, pasi sipas tij, protestat janë një sfidë e drejtpërdrejtë për pushtetin e kryeministrit. Në përfundim Bardhi tha se asnjë nga pikat e paketës së re ligjore të prezantuar nga Rama nuk do të realizohet, pasi sipas tij, çdo gërmë e paketës është antikushtetuese. Reagimi i Bardhit: Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen 36 vite pas, vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës. Edi Rama mori përsipër përgjegjësinë për dhunën policore ndaj studentëve dhe të rinjve, ndërsa paralajmëroi se do t’ia nxjerrë sytë kujtdo që proteston. Do t’ia mbyllë gojën kujtdo. Do ta burgosë këdo. Do ta gjobisë këdo. Ky që patë sot është Edi Rama i vërtetë: një diktator hajdut, i gatshëm t’i bëjë vendit të keqen më të madhe për të mbajtur karrigen e tij. Sot patë një Edi Ramë më të dobët se kurrë, që përballet me protestat e studentëve dhe sheh tek ato një sfidë të drejtpërdrejtë për pushtetin e tij dhe rrezikun e përgjegjësisë përpara drejtësisë. Asgjë nga ato që tha nuk ka për t’u realizuar. Çdo germë e paketës “Kundër Studentëve” është antikushtetuese. Edi Rama është një kryeministër politikisht i mbaruar. Numërimi mbrapsht ka nisur. Asnjë kërcënim nuk do ta ndalë vullnetin e qytetarëve për mirëqeverisje, liri, drejtësi dhe demokraci. R.Xh/ReportTv.al edi rama Paketa ligjore Tirane proteste protestat kunder qeverise gazment bardhi Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14465 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?