Lajme Zone
U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë
PolitikëReport TV

U përjashtua nga gara për kreun e PD/ Mereme Sela nuk heq dorë, dërgon në Apel vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së Parë

Mereme Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së parë, ku ajo kundërshtonte zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PD-së (zgjedhjet për kryetarin e partisë të mbajtura në maj) dhe ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me këtë çështje.

Mereme Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin e pushimit të ankimimit të saj nga Gjykata e Shkallës së parë, ku ajo kundërshtonte zhvillimin e procesit zgjedhor brenda PD-së (zgjedhjet për kryetarin e partisë të mbajtura në maj) dhe ka paditur ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me këtë çështje. Më herët, në 14 maj, ajo ankimoi në Apelin e Tiranës, vendimin e marrë fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë për t’i kthyer mbrapsht padinë ku kërkonte pezullimin e zgjedhjeve, moslejimin e Berishës për të kandiduar dhe kthimin e saj në garën për kryetar. LEXO edhe...Performoi Kanye West, Gonxhja publikon pamjet nga ndërtimi i ‘Eagle Stadium’: Transformimi i terrenit, ngritja e skenës dhe tribunave u realizua në kohë rekord Pasi Apeli ia ktheu çështjen për rishqyrtim Gjykatës së Shkallës së Parë, kjo e fundit vendosi pushimin e çështjes, me argumentin se objekti i shqyrtimit ishte i njëjtë. Ka qenë ky vendim që Sela e ka ankumuar në Gjykatën e Apelit. Mereme Sela, me profesion mjeke, kërkoi të bëhej pjesë e garës për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Aplikimi i saj u pranua, ndryshe nga Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari, por nuk u legjitimua me argumentin se nuk plotësonte kriteret bazë. Në këtë moment, Mereme iu drejtua dyerve të gjykatës duke mos hequr dorë nga zgjedhjet e 23 majit, ku i vetmi kandidat në garë ishte Sali Berisha. R.Xh/ReportTv.al mereme sela zgjedhjet ne pd PD Tirane gjykata e apelit Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 85.7% Nuk e di 3.8% Vota total: 4630 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?