Lajme Zone
U përfshi në përplasjen mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit, AMP sekuestron pistoletën e shërbimit të efektivit Leonard Xhamollari
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

U përfshi në përplasjen mes Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit, AMP sekuestron pistoletën e shërbimit të efektivit Leonard Xhamollari

Agjencia e Mbikqyrjes Policore sekuestroi pistoletën e shërbimit të punonjësit të policisë, Leonard Xhamollari, ndihmës specialist në sallën e komandimit, i cili dyshohet se u përfshi në një përplasje në Shkallnur mes të shumëkërkuarit të SPAK Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore sekuestroi pistoletën e shërbimit të punonjësit të policisë, Leonard Xhamollari, ndihmës specialist në sallën e komandimit, i cili dyshohet se u përfshi në një përplasje në Shkallnur mes të shumëkërkuarit të SPAK Denis Tafilit dhe Edison Gjuzit. Burime pranë AMP-së konfirmuan se për shkak se në vendngjarje është sekuestruar një gëzhojë, arma e zjarrit është dërguar për ekspertim për të përcaktuar nëse me të është bërë qitje.

Xhamollari, ka mohuar të ketë përdorur armë në vendngjarje, ndërsa thotë se nuk ka asnjë lidhje me të shumëkërkuarin Tafili. Ai thotë se ka qenë në ambientet e një berberhaneje, në momentin kur Edison Gjuzi u përplas me të. Nga të dhënat paraprake rezulton se Denis Tafili, i kërkuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të goditur në operacionin “Ura”, dyshohet se dhunoi me qytën e një pistolete 36-vjeçarin Edison Gjuzi në një lokal në zonën e Shkallnurit. Në shoqërinë e të shumëkërkuarit ishte dhe një Gentian Meta, të cilët janë larguar nga vendngjarja. Policia ka dështuar në përpjekjet për arrestuar të shumëkërkuarin e SPAK.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është duke hetuar për rolin e efektivit të përfshirë në ngjarje, si dhe rolin e policisë sa i përket reagimit lidhur me përplasjen, për shkak se një prej protagonistëve është një prej emrave më të rrezikshëm në botën e krimit, nën akuzë për trafik droge e pastrim parash. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb