Lajme Zone
Korçë/ Ish-drejtori i AKU e dha pronën e Ministrisë për pallat, skandali që prek Bashkinë e Sotiraq Filos
PolitikëPamfleti

Korçë/ Ish-drejtori i AKU e dha pronën e Ministrisë për pallat, skandali që prek Bashkinë e Sotiraq Filos

Afera me pronat e shtetit në Korçë E gjithë kjo histori ka nisur si një "punë e brendshme" e kryer me dorë të lehtë nga një drejtor rajonal, i cili e kishte kuptuar shumë mirë se pronat shtetërore në këtë vend shërbejnë për pazare, jo për ligj. Themelet janë hedhur. Dhe nëse kjo ndërtesë ngrihet mbi një akt të paligjshëm, atëherë i gjithë procesi është një tallje me ligjin. Një tallje me gjykatat.

Afera me pronat e shtetit në Korçë E gjithë kjo histori ka nisur si një "punë e brendshme" e kryer me dorë të lehtë nga një drejtor rajonal, i cili e kishte kuptuar shumë mirë se pronat shtetërore në këtë vend shërbejnë për pazare, jo për ligj. Themelet janë hedhur. Dhe nëse kjo ndërtesë ngrihet mbi një akt të paligjshëm, atëherë i gjithë procesi është një tallje me ligjin. Një tallje me gjykatat. Një tallje me pronën shtetërore. Ish-drejtori i AKU-së Korçë, Adham Papadhami, firmosi një deklaratë noteriale ku dhuroi pronën e shtetit për ndërtim, u pushua nga puna për shkelje të rënda ligjore, por nuk u ndal dot sepse sot vazhdon të drejtojë një tjetër institucion shtetëror. Bashkia Korçë i lëshoi leje të reja ndërtimi pavarësisht se gjykata e kishte shfuqizuar të parën dhe pavarësisht se vetë ministria e ka cilësuar deklaratën "absolutisht të pavlefshme". Ndërkohë, pallati po ngrihet mbi themelet e një mashtrimi noterial dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në fakt, e gjithë kjo histori ka nisur si një "punë e brendshme" e kryer me dorë të lehtë nga një drejtor rajonal, i cili e kishte kuptuar shumë mirë se pronat shtetërore në këtë vend shërbejnë për pazare, jo për ligj.

Më 17 mars 2021, Adham Papadhami, atëherë drejtor i AKU për Qarkun Korçë, u ul para noteres Denada Kodra dhe firmosi deklaratën noteriale me nr. 1510, koleksioni 678. Me këtë copë letër, ai deklaroi se AKU Korçë "ka në pronësi" ish-laboratorin me nr. pasurie 4/28, ZK 8561, në rrugën "Midhi Kostani", dhe se i lejonte fqinjët Guri Meko dhe Jorgjie Meko të ndërtonin në kufi, pa lënë dritare e dyer, pa asnjë pretendim në të ardhmen. Vetëm një problem: kjo pasuri nuk ka qenë kurrë në pronësi të AKU-së Korçë. Ajo i përket Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Papadhami nuk ishte pronar, nuk kishte asnjë autorizim dhe veproi në tejkalim të çdo kompetence. Por këtë e kanë zbuluar më vonë, pasi denoncimet kanë filluar të bëjnë xhiron e institucioneve.

AKU Qendrore dhe Ministria e Bujqësisë kanë dalë me përgjigje zyrtare, ku e cilësojnë këtë deklaratë "absolutisht të pavlefshme". Në gjuhën e ligjit, kjo do të thotë se letra nuk vlen as sa letra higjienike. Në shkresat e tyre thuhet hapur se Papadhami ka nënshkruar pa tagra ligjore, pa vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të AKU-së dhe pa autorizim nga ministria. Gjithashtu, noterja Denada Kodra dhe Papadhami nuk kanë kryer asnjë verifikim të pronësisë, nuk kanë parë karten e pasurisë, kanë vepruar në mënyrë të painteresuar për interesin publik.

Më pas, në gusht 2022, Papadhamit i është shqiptuar masa disiplinore "Largim nga puna", me Urdhrin nr. 4594 Prot. Arsyeja: shkelje të rënda të akteve ligjore dhe nënligjore, rregullores së institucionit dhe kontratës individuale të punës. Pra, është i pushuar ligjërisht. Por sa vlen kjo masë në një vend ku pushimi nga një punë do të thotë të marrësh një tjetër në një institucion tjetër shtetëror? Papadhami nuk ka mbetur pa punë. Sot ai është drejtor në ISHSH Korçë dhe vazhdon të jetë pjesë e aparatit shtetëror, sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Por pjesa më e rëndë vjen më pas. Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me Vendimin nr. 1651, datë 30 shtator 2024, ka shfuqizuar lejen e parë të ndërtimit për këtë objekt. Pra, gjykata ka thënë qartë: kjo leje nuk qëndron. Por Bashkia Korçë nuk është trembur. Ajo ka vazhduar të lëshojë leje të reja. Së pari, më 26 shkurt 2025, leja nr. 1055/25. Më pas, më 28 tetor 2025, leja nr. 8310/25, e cila lejon "Rikonstruksion kati përdhe dhe shtesë 4 kate". Leje të reja, të firmosura pas një vendimi gjyqësor që rrëzonte të parën. Si është e mundur kjo? Kush e ka mbajtur mendjen te ligji, kur interesi i ndërtuesit ishte më i fortë?

Në përgjigjet e saj, Bashkia Korçë thotë se lejet e reja janë lëshuar "në përputhje me ligjin" dhe se deklarata noteriale "nuk është marrë parasysh". Por kjo është një lojë fjalësh. Nëse deklarata nuk është marrë parasysh, atëherë çfarë dokumenti ka shërbyer për të justifikuar ndërtimin në kufi me pronën shtetërore? Dhe nëse është marrë parasysh, pse e mohoni? Kjo është një valle makabre ku secili institucion hedh përgjegjësinë te tjetri. Bashkia thotë se ka vepruar sipas ligjit. AKU thotë se deklarata është e pavlefshme. Ministria thotë se prona është e saj. Gjykata thotë se leja e parë nuk qëndron. Por pallati në terren po ngrihet. Themelet janë përforcuar. Punimet vazhdojnë. IKMT ka kryer kontrolle më 5, 19 dhe 26 mars 2026 dhe ka konstatuar se punimet janë në fazën e përforcimit të themeleve. Nuk kanë raportuar shkelje të projektit. Por kjo nuk e zgjidh çështjen themelore: ky ndërtim buron nga një akt i paligjshëm. Dhe ndërsa inspektorët matin distancat dhe kontrollojnë projektin, pyetja e madhe mbetet pa përgjigje: çfarë bëhet me deklaratën noteriale të pavlefshme? Çfarë bëhet me faktin se dikush ka "dhuruar" pronën e shtetit pa asnjë të drejtë? Këto pyetje nuk i përgjigjen as Bashkia, as inspektorati, as ministria. Ndërkohë, një tjetër detaj zbulon se kush është në qendër të këtij rrëmuje. Z. Guri Meko, për të cilin është lëshuar deklarata noteriale, ka aplikuar dhe ka marrë leje të reja ndërtimi, madje edhe pasi gjykata i ka rrëzuar të parat. Kush e ka ndihmuar? Kush e ka udhëzuar? Pse Bashkia vepron me kaq shpejtësi për të lëshuar leje të reja për të njëjtin zhvillues, kur i pari ka qenë i paligjshëm? Këto janë pyetje që duhet t'i bëjë Prokuroria, jo vetëm ne. Gjithashtu, nuk mund të kalojmë pa vënë gishtin te noterja Denada Kodra. Ajo ka firmosur një deklaratë pa verifikuar pronësinë, pa kërkuar dokumentacionin bazë, pa kontrolluar nëse nënshkruesi kishte të drejtë të dispononte mbi pronën shtetërore. Ligji për noterinë është i qartë: noteri është përgjegjës për ligjshmërinë e aktit që firmos. Por si ndodhi që ky akt kaloi pa pengesa? Ndoshta për të njëjtën arsye që Papadhami vazhdon të punojë në shtet dhe Bashkia vazhdon të lëshojë leje. Në këtë vend, ligji është për ata që s'kanë lidhje.

Pyetjet që duhen bërë me zë të lartë janë këto:

A është normale që një ish-drejtor, i pushuar për shkelje të rënda, të vazhdojë të drejtojë një institucion tjetër shtetëror? Kush e ka lejuar këtë transferim? Pse Bashkia lëshon leje të reja për një objekt për të cilin gjykata ka vendosur qartë? A po anashkalohen vendimet gjyqësore me qëllim? Kush e ka firmosur lejen nr. 8310/25 dhe çfarë dokumentacioni ka parë përpara se ta firmosë?

Si është e mundur që një notere të firmosë një deklaratë pronësie pa verifikuar asgjë? A do të mbajë përgjegjësi Denada Kodra për këtë akt?

Dhe mbi të gjitha, kush do të ndalojë këtë ndërtim që buron nga një mashtrim noterial, ndërkohë që të gjithë institucionet e kanë pranuar se deklarata është e pavlefshme?

Deri më tani, përgjigjet kanë qenë heshtje dhe shkresa burokratike. Por realiteti në terren është i pamohueshëm: pallati po ngrihet. Themelet janë hedhur. Dhe nëse kjo ndërtesë ngrihet mbi një akt të paligjshëm, atëherë i gjithë procesi është një tallje me ligjin. Një tallje me gjykatat. Një tallje me pronën shtetërore.

Nëse shteti nuk është në gjendje të zbatojë vendimet e gjykatave të veta, atëherë çfarë vlere kanë ato vendime? Nëse një deklaratë noteriale e pavlefshme kthehet në bazë për leje ndërtimi, atëherë noterët dhe Bashkitë po veprojnë në mënyrë arbitrare. Nëse Papadhami pushohet nga AKU për të shkuar në ISHSH, atëherë masa disiplinore është vetëm një lojë kartash.

Kërkesa është e qartë: pezullimi i menjëhershëm i të gjitha lejeve të ndërtimit për këtë objekt. Një hetim i plotë nga Prokuroria, jo nga inspektorët që matin distancat. Përgjegjësia për të gjithë të përfshirët: Papadhami, noterja Denada Kodra, zyrtarët e Bashkisë që firmosën lejet e reja. Dhe mbi të gjitha, një përgjigje konkrete nga Kryeministria dhe Ministria e Bujqësisë: deri kur do të tolerohet abuzimi me pronën shtetërore? /Pamfletiprona afera korce 1662987130 adhampapadhami 08 plani prishjes guri meko 07 akt inspektimi themele 06 plani 5 kate 05 bashkia leja 8310 25 04 bashkia gjykata shfuqizoi lejen 03 aku urdhri largim 4594 whatsapp image 2026 07 24 at 115112 3 02 aku deklarata pavlefshme faqe1 01 foto kryesore kantieri Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Padia që godet themelet e karrierës së Ols Dados: A u emërua prokurori i SPAK jashtë ligjit? 24 Korrik 2026, 12:2212:22Anti-Mafia Hotelet po hanë bregdetin/ Gjoka, Gjikuria, Kollçaku dhe Bego, 5 kompanitë e betonit që po masakrojnë Jugun 23 Korrik 2026, 15:4515:45Anti-Mafia Armando Subashi mori kompetencat e ministrit dhe hapi rrugën për privatizimin e 360 ha tokë publike në Fier, ku është SPAK? 22 Korrik 2026, 17:5217:52Anti-Mafia "Toka, betoni dhe pazari i heshtur": Si Elvis Pengili dhe banda e Kadastrës së Durrësit i kthyen legalizimet në perandori milionash 20 Korrik 2026, 18:1018:10Anti-Mafia Si e shpëtoi Trifon Muratajn, 'Xhepi i ryshfeteve': 2 tonë kokainë, por 'Bana King' ishte 'viktimë' 20 Korrik 2026, 12:3712:37Anti-Mafia Premtoi se do vidhte me lezet, Eduard Shalsi me 6 shtëpi dhe 2 garazhe; si u bë milioner deputeti i Ramës? 19 Korrik 2026, 13:0013:00Anti-Mafia