Katër kandidatë kaluan pragun e shumicës së thjeshtë për tre vende në KPP, por Kuvendi njohu vetëm tre të parët, duke krijuar një ngërç procedural. Xhovan Gjini siguroi 44 vota pro nga 84 deputetë, duke e kaluar pragun prej 43 votash Nga informacionet e siguruara nga burime brenda Kuvendit, në seancën e së enjtes ku do të zgjidheshin tre anëtarët e rinj të Komisionit të Prokurimit Publik, mes 21 kandidaturave, rregullat ishin të qarta. Rendi i ditës i publikuar zyrtarisht saktësonte se për emërimin nevojitej "shumicë e thjeshtë votash për miratim".
Neni 55, pika 3 i Rregullores e përkufizon këtë shumicë si numrin e votave "pro" që tejkalon gjysmën e deputetëve në sallë.
Nga 21 kandidaturat e paraqitura, tre kandidatura, Edvin Simon, Donika Daci dhe Nertil Kanina, morën nga 73 vota secili. Por një kandidat i katërt, Xhovan Gjini, grumbulloi 44 vota pro, 34 abstenime dhe 6 kundër. Me 84 deputetë në sallë, pragu për shumicën e thjeshtë është 43 vota. Pra ky kandidat siguroi jo vetëm shumicën, por një votë më shumë se ajo që kërkohej.
Mes emrave që kandiduan në këtë proces ishin edhe Fiorent Zguro, Enkeleon Topulli, Lulzim Mata, Ergys Streza, Julian Dhima, Najada Merolli, Florian Sahatçiu, Erald Mihali, Bledar Cengu, Hipokrat Biba, Lorena Beqiri, Endri Dafa dhe Hektor Muçaj.
Dhe këtu lind ngërçi. Katër kandidatë për tre vende, të gjithë mbi pragun e shumicës së thjeshtë. Rregullorja nuk e ka parashikuar një skenar të tillë. Por ajo që ndodhi pas rezultatit e thellon edhe më tej këtë ngërç. Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u shpreh se "projektvendimi nuk miratohet" për kandidatin e katërt. Në njoftimin zyrtar u përfshinë vetëm tre emrat e parë dhe si arsyetim u tha se u miratuan ata që morën më shumë vota.
Ky arsyetim nuk qëndron para Rregullores. Askund në nenin 55 nuk thuhet që kur ka më shumë kandidatë të kualifikuar se vende, të zgjidhen ata me më shumë vota.
Burime nga Kuvendi thanë se kjo ishte një praktikë e konsoliduar në përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve, por pa specifikuar nëse një praktikë e tillë mbështetej në një bazë ligjore. Një praktikë e konsoliduar nuk mund të zëvendësojë ligjin e shkruar, veçanërisht kur ajo nuk është e kodifikuar askund.
Pyetja që mbetet pa përgjigje është: si do të zgjidhet ky ngërç? Sepse fakti është i pakundërshtueshëm; katër kandidatë e kanë kaluar pragun, jo tre. Njëri prej tyre, i katërti, ka siguruar 44 vota, pra më shumë se gjysmën e deputetëve të pranishëm. Sipas Rregullores, ky është një rezultat i vlefshëm dhe z.Xhovan Gjini është fitues.
Derisa Kuvendi të gjejë një zgjidhje procedurale për këtë situate; qoftë një raund i dytë votimi, qoftë kritere të paracaktuara për përzgjedhjen midis katër kandidatëve; ai që ka siguruar votat e shumicës, sipas ligjit, mbetet i zgjedhur. Rregullorja nuk parashikon skualifikimin e një kandidati vetëm sepse ai nuk ishte i parapëlqyer. /Pamfletikpp kuvend Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Sali Berisha: Gjergj Luca trafikant i damkosur, do të shkatërrohet prej drogës 25 Korrik 2026, 14:3514:35Politike Ministri i Brendshëm apel shoferëve: Kamikazë në timon, sot teknologjisë nuk i shpëton asgjë 25 Korrik 2026, 14:0414:04Politike Protesta para Kuvendit, Berisha akuza Ramës: Urdhëroi policinë të përdorte lëndë kimike si në luftë! 25 Korrik 2026, 13:0413:04Politike Reforma Territoriale, Berisha thirrje qytetarëve: Protestoni, mos e lini në duart e Ramës! 25 Korrik 2026, 12:4112:41Politike "Boll se shumë të kemi përkëdhelur"/ Përplasja me Ramën, reagon Braçe: “Vrasje me pagesë” politike, pres ndëshkimin e spiunëve 25 Korrik 2026, 11:5011:50Politike “Ligji i oligarkëve”, Tabaku zbërthen skemën si u përdorën investimet strategjike në 10 vite për grabitjen e pronave publike 25 Korrik 2026, 10:3710:37Politike

