Lajme Zone
U ndalua për shkelje trafiku në Gjakovë, 36 vjeçari nga Tirana tenton të korruptojë policët me 50 euro, arrestohet në vend (EMRI)
Të tjeraReport TV

U ndalua për shkelje trafiku në Gjakovë, 36 vjeçari nga Tirana tenton të korruptojë policët me 50 euro, arrestohet në vend (EMRI)

I dyshuari është Glejdis Spahiu nga Tirana, i cili u ndalua nga policia pas një shkeljeje në trafik.

Një 36-vjeçar nga Tirana është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se tentoi t'u jepte 50 euro ryshfet dy efektivëve të Policisë së Kosovës që e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik. Lajmi është bërë publik nga media kosovare Sinjali. Sipas Sinjalit, i dyshuari është Glejdis Spahiu, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit, në rrugën "Nëna Terezë" në Gjakovë. LEXO edhe...Komisioni Evropian kërkon koordinim për hapjen e urës së Ibrit, Serbia reagon me letër proteste Brukselit! Vuçiç i shkruan Rutte-s: Hapja rrezikon sigurinë e serbëve Spahiu po drejtonte një automjet tip BMw me targa shqiptare, kur u ndalua nga një patrullë policore për një shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë dorëzimit të dokumenteve personale, 36-vjeçari dyshohet se u dha efektivëve edhe një kartëmonedhë prej 50 eurosh. Policët e paralajmëruan se veprimi ishte i kundërligjshëm, por, sipas dosjes së rastit të cituar nga Sinjali, ai dyshohet se nguli këmbë që ata t'i merrnin paratë. Pas kësaj, Spahiu u arrestua nën dyshimin për veprën penale "Dhënia e ryshfetit", ndërsa kartëmonedha prej 50 eurosh u sekuestrua si provë materiale. Rasti është marrë në hetim nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë. Sipas Sinjalit, Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka urdhëruar ndalimin e 36-vjeçarit për 48 orë. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D/ReportTv.al Glejdis Spahiu rryshfet kosove gjakove Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.5% Social media 16.7% Vota total: 3102 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?