Lajme Zone
U konfliktuan në burgun e Reçit/ Kush janë dy të burgosurit, të dënuar për vrasje e vjedhje
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

U konfliktuan në burgun e Reçit/ Kush janë dy të burgosurit, të dënuar për vrasje e vjedhje

Dy të dënuarit që u rrahën në burgun e Reçit janë shtetasi Altedi Jolldashi, i dënuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë dhe shtetasi Sebastian Ogiç, i dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim me disa persona të tjerë.

Ogiçi dhe bashkëpunëtorët e tij janë kamufluar si efektivë të antidrogës, duke e kërcënuar me pistoletë një 32-vjeçar me fjalët “Jemi antidroga, dorëzo çantën”, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Tiranë.

Ndërsa Jolldashi në vitin 2024 u përfshi në një shkëmbim me armë zjarri në Pogradec ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur, ngjarje për të cilën është dënuar me 6 vite. Më herët në 2020 ishte arrestuar për transportim klandenstinësh.

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur lidhur me rrahjen mes tyre të ndodhur në burgun e Reçit për ta zbardhur të plotë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Altedi JolldashiBurgu i RecitSebastian Ogiç