Lajme Zone
U konfliktuan me sende të forta dhe mjete prerëse për pronën/ Pukë, tre të arrestuar, procedohen dy të tjerë
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

U konfliktuan me sende të forta dhe mjete prerëse për pronën/ Pukë, tre të arrestuar, procedohen dy të tjerë

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në fshatin Dedaj në Pukë.

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në fshatin Dedaj në Pukë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dedaj, këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie, me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse/të mprehta.

Të arrestuarit janë babë e bir, Isa Shkreli, Fatjon Shkreli si dhe Gramoz Istrefi. Si pasojë e konfliktit, kanë pësuar dëmtime shtetasit Isa Shkreli dhe Gramoz Istrefi., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete të dyshuara të përdorura gjatë konfliktit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet pronepuke