Lajme Zone
Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik
BotëReport TV

Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Misioni i tyre shënon një ndryshim në qasjen diplomatike të Uashingtonit, pasi për muaj me radhë Witkoff dhe Kushner zhvilluan disa takime me Moskën, pa vizituar Ukrainën, vendin që po përballet me pushtimin rus.

Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dy të dërguarit e lartë të presidentit amerikan Donald Trump, kanë rënë dakord të vizitojnë për herë të parë Kievin. Vizita vjen pas takimit njëorësh mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë. Misioni i tyre shënon një ndryshim në qasjen diplomatike të Uashingtonit, pasi për muaj me radhë Witkoff dhe Kushner zhvilluan disa takime me Moskën, pa vizituar Ukrainën, vendin që po përballet me pushtimin rus. LEXO edhe...FIFA nxjerr në shitje turneun e Kupës së Botës, aksionet do t'u shkojnë kompanive private! Në skenë shfaqet dhëndri i Trump, UEFA kërcënon me bojkot Të dy kanë pasur një rol qendror në përpjekjet e Trump për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Deri tani, kontaktet e tyre kanë përfshirë takime të përsëritura me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa qëndrimet e Ukrainës janë paraqitur kryesisht në takime jashtë territorit ukrainas. Vizita në Kiev pritet t'u japë mundësi të dëgjojnë drejtpërdrejt drejtuesit ukrainas, të vlerësojnë nevojat e vendit për sigurinë dhe të shohin nga afër realitetin e luftës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet me raketa, dronë dhe mban nën pushtim territore ukrainase. Që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, Witkoff dhe Kushner kanë mbajtur kontakte të shumta me zyrtarët rusë. Pas një bisede me ta më herët gjatë këtij muaji, Zelensky deklaroi se problemi kryesor nuk është gatishmëria e Ukrainës për të negociuar, por refuzimi i Rusisë për të hequr dorë nga objektivat e saj në luftë. “Paqja është e nevojshme – një paqe me dinjitet, dhe Ukraina ka qenë prej kohësh gati për të. Objektivi kryesor është të sigurohemi që Rusia të jetë vërtet e gatshme t'i japë fund kësaj lufte,” u shpreh Zelensky. Ukraina ka më shumë se katër vjet që përballet me pushtimin në shkallë të plotë nga Rusia, sulme masive me raketa, pushtim territoresh dhe shkatërrime. Kievi këmbëngul se çdo proces paqeje duhet të garantojë që Rusia të mos e përdorë një armëpushim për t'u riorganizuar dhe për të sulmuar sërish. U.D/ReportTv.al ukraine kiev Steve Witkoff Jared Kushner Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 8217 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?