Lajme Zone
Zjarret përfshijnë një nga ishujt më të njohur të Greqisë, dhjetëra zjarrfikës dhe mjete ajrore në operacionin e shuarjes së flakëve
BotëReport TV

Zjarret përfshijnë një nga ishujt më të njohur të Greqisë, dhjetëra zjarrfikës dhe mjete ajrore në operacionin e shuarjes së flakëve

Flakët u riaktivizuan gjatë natës dhe po përhapen në jug të ishullit. Në terren janë 66 zjarrfikës dhe mjete ajrore, ndërsa autoritetet druhen se era e fortë do ta përkeqësojë situatën.

Një zjarr i madh pyjor po vazhdon për të dytën ditë në ishullin grek Paros, ku zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra aktive në pjesën jugore dhe juglindore të një prej destinacioneve më të njohura turistike të Greqisë. Operacioni u përforcua që në orët e para të së mërkurës, pasi zjarri u riaktivizua gjatë natës. Autoritetet lëshuan disa urdhra evakuimi për banorët dhe turistët në gjithsej 10 zona. LEXO edhe...Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin! Si organizoi atentatin pas mosmarrëveshjeve Shqetësimi kryesor mbeten erërat e forta nga veriu, të cilat vështirësojnë punën e forcave në terren dhe përhapin prushin, duke krijuar vatra të reja zjarri. Flakët shpërthyen të martën rreth mesditës në zonën Kampi, pranë vendgrumbullimit të mbetjeve të ishullit, duke djegur fillimisht mbeturina dhe bimësi të ulët. Më pas zjarri u përhap me shpejtësi në bar të thatë, toka bujqësore dhe terrene të vështira. Sipas medias lokale Foni tis Parou, zjarri ishte vënë kryesisht nën kontroll pasditen e së martës, por u riaktivizua pasi ndërhyrja nga ajri u ndërpre gjatë natës. Gjatë orëve të errëta, flakët u përhapën drejt zonës Agkairia dhe më pas në drejtim të Trypitit, ndërsa u raportua edhe një vatër tjetër pranë plazhit Faragas. Po sipas mediave lokale, janë djegur kodra Apianes dhe sipërfaqe të mëdha përgjatë rrugës që të çon në Manastirin e Agioi Theodoroi. Ndërkohë, ndërprerje të energjisë elektrike janë regjistruar në një pjesë të madhe të jugut të ishullit. Autoritetet dërguan katër mesazhe emergjence 112 nga pasditja e së martës deri në orët e para të së mërkurës, duke u kërkuar banorëve dhe vizitorëve të largoheshin nga zonat e rrezikuara. Nënkryetari i Bashkisë së Parosit për Mbrojtjen Civile, Christos Giourtzidis, deklaroi për televizionin SKAI se disa banorë refuzuan fillimisht të largoheshin, pasi nuk donin të linin kafshët e tyre. Ai tha se të paktën dy ferma blegtorale janë shkatërruar, ndërsa dëmet e plota ende nuk janë vlerësuar. Sipas Shërbimit Zjarrfikës, në operacion janë angazhuar 66 zjarrfikës, katër ekipe të njësive speciale pyjore dhe 16 mjete zjarrfikëse. Nga ajri po operojnë dy avionë dhe pesë helikopterë, njëri prej tyre për koordinimin e operacionit, ndërsa janë në gatishmëri edhe mjete të tjera ajrore. Forcat janë përforcuar me ekipe nga Atika, Sirosi, Naksosi dhe Pireu. Gjithashtu, 20 zjarrfikës të tjerë me tetë automjete pritet të mbërrijnë me traget nga Rafina. Në operacion po ndihmojnë edhe vullnetarë, dy autobote dhe mjete të rënda të Bashkisë së Parosit, ndërsa koordinimi i përgjithshëm është marrë përsipër nga zëvendësshefi i Shërbimit Zjarrfikës. Zjarri po digjet në gryka dhe zona të paarritshme, ku qasja me mjete është e kufizuar. Zëvendëszëdhënësi i Shërbimit Zjarrfikës, Giannis Artopios, e cilësoi situatën si "të vështirë", duke thënë se erërat me forcë 6 deri në 7 ballë Beaufort krijojnë vazhdimisht vatra të reja. Kryebashkiaku i Parosit, Konstantinos Bizas, paralajmëroi se era pritet të forcohet edhe më tej, me shpërthime që mund të arrijnë deri në 8 ballë Beaufort. Për të mërkurën, ishulli është klasifikuar në nivelin 3 të rrezikut, që korrespondon me rrezik të lartë për zjarre pyjore. U.D/ReportTv.al paros zjarret greqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 8108 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?